MENU
klinika

Lë çdo opsion të hapur

Nga Lazio tek e ardhmja, Igli Tare thyen heshtjen

15.02.2024 - 13:51

Igli Tare, ish drejtori sportiv i Lazio-s, ish sulmuesi i famshëm kuqezi, është rikthyer edhe një herë të flas për të shkuarën, për të tashmen, por mbi të gjitha për të ardhmen, duke lënë çdo opsion të hapur:

“Kam pasur disa kërkesa, por jo nga Gjermania, më është dashur t’i refuzoj pasi dëshiroja të qëndroja pushim disa muaj për t’u rigjeneruar totalisht.

E ardhmja? Gjithçka është e mundur, përfshi këtu edhe Gjermaninë, Anglinë, por edhe Italinë. Për mua është i rëndësishëm projekti dhe jo paratë. A mund të rikthehet te Lazio? Nuk e di nëse do të rikthehem, për momentin nuk është prioriteti im. Di vetëm që kam bërë zgjedhjen e duhur për t’u larguar, doja të dilja top nga Lazio”, u shpreh ndër të tjera Igli Tare.