MENU
klinika

"S’jam votuar për të qenë gladiator!"

Ngujimi dhe greva e urisë, Gjekmarkaj kundër Salianjit

06.02.2024 - 12:21

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj është shprehur kundër radikalizimit të qëndrimit politik, ndryshe nga Ervin Salianji, i cili është shprehur se demokratët duhet të ngujohen ne grevë urie.

Gjekmarkaj është shprehur gjatë mbledhjes pa media se ai nuk është votuar për të qenë ‘gladiator’ në Parlament, ndaj i ka sugjeruar grupit që të riparaqesë propozimet për Komisionet Hetimore.

Madje në qëndrimin e tij, Agron Gjekmakaj është shprehur se duhet krijuar mundësia që dhe ndërkombëtarët te kenë një zë në këtë proces. “Para se te shkojmë te përshkallëzimi i cili nuk është qellim në vetvete, por realizimi i kërkesave tona duhet te krijojmë një mundësi komunikimi qe te kenë zë edhe ndërkombëtaret.

Le ti riformulojmë kërkesat për komisione hetimore, si dhe atë për ribërje të ligjit për to ku ne te jemi pjese.

Pastaj nëse nuk ka asnjë reflektim ata qe kane deklaruar se janë te gatshëm të sakrifikojnë me akte sublime le ta bëjnë atë. Ne fund publikut i duhet shpjeguar drejtësia e përpjekjes, vullneti për ta bere atë”, ka thënë Gjekmarkaj në mbledhjen e zbardhur nga gazetari Osman Stafa.

Nga ana tjetër, deputetja demokrate Dhurata Çupi ka kërkuar të Grupi të marrë një vendim nëse do votohet për Amnistinë Penale, pasi nga kjo përfitojën dhe demokratët e arrestuar në protesta. “Na duhet te gjejmë një zgjidhje. Sa i takon Amnistisë Penale, na duhet një vendim nëse do e votojmë apo jo, pasi prej saj përfitojnë protestues të PD-së’, është shprehur Çupi.

DEBATI PA MEDIA
Agron Gjekmarkaj: Epika dhe politika nuk janë e njëjta gjë edhe pse ne e përdorim shpesh te paren duke menduar se bëjmë te dytën. Para se te shkojmë te përshkallëzimi i cili nuk është qellim në vetvete, por realizimi i kërkesave tona duhet te krijojmë një mundësi komunikimi qe te kenë zë edhe ndërkombëtaret.

Le ti riformulojmë kërkesat për komisione hetimore, si dhe atë për ribërje të ligjit për to ku ne te jemi pjese.

Pastaj nëse nuk ka asnjë reflektim ata qe kane deklaruar se janë te gatshëm të sakrifikojnë me akte sublime le ta bëjnë atë. Ne fund publikut i duhet shpjeguar drejtësia e përpjekjes, vullneti për ta bere atë.

Ne optiken time do ishte mire qe brenda këtij segmenti te jemi dhe te flasim për amnistinë penale mos ta anashkalojmë. Mund te humbasësh ose se arrin atë po se paku merr dakordësinë e shoqërisë.

Nuk jam votuar për gladiator, gjeja ka një limit pastaj Rama po e vazhdon axhenden e vet dhe duket sikur po i pëlqen agjenda jone.

Dhurata Çupi: Unë mendoj se na duhet një vendim i Grupit Parlamentar për te ripare qëndrimin që kemi ne raport me Kuvendin. Ndërsa Rama ka nisur fushatën për 2025 ne vazhdojmë merremi me veten dhe me Kuvendin.

Na duhet te gjejmë një zgjidhje. Sa i takon Amnistisë Penale, na duhet një vendim nëse do e votojmë apo jo, pasi prej saj përfitojnë protestues të PD-së.