Ndërkohë me 77 vota, Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët
Ka nisur me tensione edhe seanca e sotme plenare. Gazment Bardhi ka bllokuar foltoren.
Deputetët e opozitës kanë shkaktuar kaos me zhurmuese dhe bilbila në Kuvend.
Me kërkesë të kreut të grupit të PS, Bledi Çuçi është hequr nga rendi i ditës projektligji për amnistinë penale, pasi nuk u arrit konsensusi me opozitën për 84 vota.
“Në kuvend është depozituar kërkesa e kryetarit të grupit të PS për ndryshimin e rendit të ditës, ku kërkohet heqja nga rendi i ditës së projektligjit për dhënie amnistie”, tha Nikolla.
Ndërkohë me 77 vota, Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët. Marrëveshja nuk ka marrë asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, ndërkohë që për këtë pakt ka votuar edhe PDIU.