MENU
klinika

Mbledhja e deputetëve të grupit Bardhi – Berisha

Noka: Sot të gjithë deputetët do të jenë në protestë

05.02.2024 - 15:23

Në përfundim të mbledhjes së grupit të deputetëve Bardhi – Berisha, për mediat është ndalur të flasë, deputeti, Flamur Noka, i cili tha si një prej çështjeve që u diskutuan ishte situata e agravuar në parlament.

Noka tha se me përjashtimi ne vazhdueshëm të deputetëve të opozitës nga parlamenti, Rama po kërkon të nënshtrojnë opozitën dhe ta shkelë atë.

Ai shtoi se sot në protestë do të jenë të gjithë deputetët e PD, ata që janë të përjashtuar do të bëjnë betejën jashtë, ndërsa të tjerët brenda.

Noka: Gjëja e dytë që diskutuam është situata e agravuar ne parlament. Edi Rama me lëvizjet qe bën, po kërkon ta nënshtrojë opozitën dhe ta shkelë atë.

Përjashtimi vazhdueshëm i deputetëve, tregon qasjen armiqësore që Rama ka ndaj opozitës dhe për këtë kemi vendosur të thërrasim një protestë, për parlamentin, për parlamentarizmin, demokracinë, drejtësinë dhe Shqipërinë.

Sot në protestë do të jenë të gjithë demokratët dhe të gjithë deputetët e përjashtuar.

Një betejë brenda në parlament dhe një betejë jashtë.

Kur do të arrihet bashkimi i PD?

Në lidhje me bashkimin e mundshëm të opozitës, Noka tha se ky është një proces që është drejt finalizimit dhe nuk ka më diskutime për këtë temë.

Noka: Gjithçka është në proces. Sot ishim bashkë dhe nuk ka nevojë për lajme. Unë e kuptoj që ju doni zhvillime ditore brenda opozitës dhe kjo është gjë e mirë,

Opozita është e bashkuar dhe gjithçka është drejt finalizimit.

Interpelanca e kërkuar nga deputetët e Bashës

Deputeti Noka, sa i përket kërkesës së deputetëve të Bashës për një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, tha se kryeministri për të tentuar t’i vërë kapak megaskandali, përdor “Bravën”, që kërkon ti lajë kokën e baltosur me korrupsion,

Noka: Rama për të larë veten dhe për të tentuar ti vërë kapak këtij megaskandali, përdor “bravën”, që kërkon t’i lajë kokën e baltosur me korrupsion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë pritet të ndodhë, ja skenarët

Mblidhet sot Kuvendi, opozita protestë para Parlamentit!