MENU
klinika

"Kanë frikë se quhen tradhtarë"

Opozita nuk voton amnistinë, Manja: Lojë politike! Vijnë në Kuvend e shohin njëri-tjetrin se kush do i jap fund kaosit!

23.02.2024 - 14:38

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se opozita nuk po e voton amnistinë për arsye politike. Nga Vlora ai komentoi edhe skenarin e bllokimit në Kuvend nga Rithemelimi, duke thënë se dy grupet e PD vijnë në kuvend e shohin njëri-tjetrin se kush do i japë fund bojkotit se kanë frikë se do quhen tradhtari politik.

“Të gjithë flasin për amnistinë, politikanë, analistë media por askush nuk dëshiron të lexojë të vërtetën që është e shkruar në ligjin e amnistisë. Arsyeja përse nuk duan është politike. Opozita është jashtë sallës së parlamentit, ka 3 muaj që nuk është në normalitet për shkak të qëndrimit të opozitë, ka një grup tjetër që bën sikur vjen dhe shohin pjesën tjetër dhe kanë hallin se kush do e thyejë i pari bojkotin për t’iu kthyer seancës në normalitet se do quhet ‘tradhtari’ politik”, tha Manja.