MENU
klinika

Më dhanë substancë narkotike

Videoskandali s*ksual, Safet Gjici akuzon kundërshtarin e tij se i ngriti “kurthin”

08.02.2024 - 10:44

Ashtu siç edhe pritej, Safet Gjici përfitoi nga gjykimi i shkurtuar për të marrë dënimin për akuzat e ngritura nga SPAK pas video-skandalit të dalë nga zyra e tij.

Në dëshminë në gjykatë, ish-kryebashkiaku i Kukësit i ka kërkuar falje familjes dhe qytetarëve që e rivotuan për të vijuar edhe 4 vjet të tjera në krye të bashkisë, por sipas tij, kishte qenë një kurth i ngritur nga Abedin Oruçi, ish-kreu i Këshillit Bashkiak.

Sipas Gjicit, me të ai kishte pasur përplasje të mëdha, deri në fizike, duke e bërë kështu përgjegjësin kryesor për ngjarjen e rëndë, që u shpërnda më pas nëpër rrjetet sociale dhe për të çuar pas hekurave të sapozgjedhurin e Partisë Socialiste për të drejtuar sërish atë bashki.

VENDIMI

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi me 2 vite burg ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i arrestuar pas videoskandalit të regjistruar në zyrën e tij, ku ai kryen marrëdhënie intime me Alma Kaçin. Ndërkohë 40- vjeçarja do të vuajë 1 vit burg.

Trupi gjykues vendosi të ndryshojë akuzat për dy të pandehurit, për të cilët SPAK kishte dërguar dosjen për “korrupsion pasiv dhe aktiv”. Kështu, Safet Gjici u shpall fajtor për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa për gruan u tha se shpallet fajtore për “prostitucion”.

Gjithashtu, Safet Gjicit me vendim gjykate i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vjetësh. Vendimi u shpall mbrëmjen e djeshme nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erjon Bani dhe Flojera Davidhi pas gati 4 orë të mbledhur në dhomën e këshillimit.

VENDIMI I ZBARDHUR

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trupë gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erjon Bani dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 41/128 Regjistri themeltar, datë 07.02.2024 vendosi: deklarimin fajtor të të pandehurit Safet Gjici për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Safet Gjici me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtore të së pandehurës Alma Kaçi, lidhur me kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 parg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e saj në bazë të kësaj dispozite me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Alma Kaçi me 1 (një) vit burgim.

REAGIMI I GJICIT

Është përlotur në sallën e gjyqit ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili akuzohej për korrupsion pasiv pasi përmes përfitimit të parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë Alma Kaçit me projektin e saj të mbrojtjes së qenve.

Në rrëfimin e tij në gjykatë, ai tha: “Kurthin ma ngriti kundërshtari Abedin Oruçi. Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë, në cilësinë e kryetarit të bashkisë, i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij.

Fakti që nuk ishte pronë e tij e provova në bazë të dokumenteve në Kadastër. Bëhet fjalë për 9.3 dynymë tokë. Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit. Me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për Oruçin. Pesë akuza ka pasur në ngarkim të tij në Prokurorinë e Kukësit, por kanë arritur që t’i pushojnë.

Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e pagoi Alma Kaçin në shenjë hakmarrjeje pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve pa leje. Abedin Oruçi më ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi unë s’kam pas asgjë personale, kam bërë vetëm detyrën. Kush më ka dhënë substancë narkotike? Alma Kaçi me bashkëpunëtorin e saj. Pse këtë fakt nuk e heton prokuroria?

Pse Alma, pasi bëri videon, ia dha Abedin Oruçit? Pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që unë hetohem prej 6 muajsh, a thua se kam krijuar organizatë terroriste. Ku është premtimi që i kam bërë unë Alma Kaçit për projektin, se nga telefoni im nuk doli asgjë, ndërkohë që ajo kishte komunikuar me Oruçin. Unë i thashë shko te zëvendësi Almës, por ajo as aty nuk e dorëzoi.

Në buxhetin e 2023-ës, ne nuk kishim të parashikuar fond për qentë. Ata më sulmuan pse nuk i lejova të ndërtojnë pa leje dhe të përvetësojnë tokën. Unë kam marrë dënimin më të madh. Dënimi është moral. U kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit! Oruçi donte që të ikja unë dhe të vinte në zbatim projektet e tij. Shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zaptuar pronat e bashkisë. Abedin Oruçi ndër vite ka pas 25 çështje penale. Unë kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkelur asnjë ligj”.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit