Autoritetet vendase nuk e dinë se ku është fshehur bosi i grupit të kokainës, Dritan Gjika….
Mediat ekuadoriane kanë zbuluar të tjera detaje nga aksioni i pak ditëve më parë, ku u arrestuan mbi 30 persona dhe u shpall në kërkim shqiptari Dritan Gjika, që dyshohet se është kreu i grupit.
Sipas mediave, ai ka ngritur një perandori për pastrimin e parave të kokainës. Bëhet fjalë për afro 31 milionë dollarë të pastruar nga grupi i tij.
Sipas prokurorit të çështjes, përmes informacioneve konfidenciale u mësua se në Guayas kishte një kompani transporti të dedikuar për transferimin e parave dhe substancave të paligjshme me kamionë.
Po kështu, në provincat Guayas, Los Ríos, Cotopaxi dhe Santa Elena, operonte një organizatë kriminale e dedikuar për krimin e pastrimit të parave të vëna nga trafikut të drogës, e drejtuar nga shqiptari Dritan Gjika (i cili ka arritur të largohet nga Ekuadori) dhe shtetas të tjerë, të cilët me ndihmën e të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tyre kishin krijuar disa kompani të dedikuara për eksportin e produkteve bujqësore (kryesisht banane), blerjen dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, prodhimin e mishit dhe kanabisit.
Këto aktivitete janë kryer për të fshehur origjinën reale të parave të paligjshme duek bërë të mundur pastrimin e afro 31 milionë dollarëve, në periudhën 2015-2024.
Këta shtetas blinin pasuri të ndryshme si automjete luksi dhe pasuri të paluajtshme si toka, shtëpi, zyra, magazina dhe parkingje, të ndodhura në katër provinca të vendit.
Përveç kësaj, Policia Kombëtare raportoi sekuestrimin e disa ngarkesave droge që tentoheshin të dërgoheshin përmes kompanive të lidhura me personat e hetuar, në vende të tilla si Turqia, Holanda, Porto Riko, etj.
Në seancën parparake, Prokuroria paraqiti më shumë se 40 prova të mbledhura gjatë fazës hetimore.
Në përfundim të seancës, gjyqtari vendosi të lërë në burg 5 perona Julio L., Jonnathan L., Bryan L., Javier C. dhe Teresa P. Pjesa tjetër janë të arrestuar në provinca të tjera dhe kryesisht në Spanjë.
Po kështu, me kërkesë të Prokurorisë, gjyqtari ka vendosur sekuestron e pasurive. Ndërkohë mediat vendase shkruajnë se autoritetet ende nuk e dinë se ku është Dritan Gjika. Sipas tyre ai ka dalë nga territori dhe po punohet për lokalizimin e tij. /