MENU
klinika

Artur Ajazi

PD, si parti “M-L” amerikano-latine

06.02.2024 - 14:26

Ka qenë dhe mbetet në modë, funksionimi i partive politike (ndryshe nga ato në Europë) kryesisht atyre marksiste-leniniste në Amerikën Latine. E mbajmë mënd se si vinin në kongreset e PPSH, me dhjetra e qindra kryetarë partie m-l, nga Venezuela, Kosta-Rika, Argjentina, Brazili, Uruguai, Kuba, Salvadori, etjjj, dhe se si tregonin në fjalimet e tyre, veprimtarinë politike “në vendet e tyre të sunduara nga imperializmi dhe kapitalizmi”. Duke parë rastet e shpeshta që po ndodhin në Parlamentin tonë, në Parlamentin e një vendi anetar i NATO-s, i një vendi me miqësi dhe partneritet të ngushtë me BE-në dhe SHBA-në, nga një grupim deputetësh që vetëm nga një “Parti Demokratike” nuk mund të vijnë, mendoj se po sillen njëlloj si parti m-l. Mblidhen , ndezin flakadanë, përmbysin karrige, tavolina, ndezin zjarre në sallë, thyejnë mikrofonë, hedhin shishe me ujë drejt foltores, kryetares së Kuvendit dhe qeverisë, dhe zihen me policë e gardistë.

Ka edhe më.

Paralajmerojnë “mosbindje civile”, vajtje tek zyra e Edi Ramës, apo dhe bllokim të veprimtarisë normale të kryeqytetit. Nuk e di, çfarë mund të bëjnë më shumë në parlamentet e tyre partitë marksiste-leniniste në Amerikën Latine. E keqja dhe problemi është se, grupimet rivale të Partisë Demokratike, nuk po e kuptojnë se po dalin përfundimisht nga “rreshtimi” si parti politike, nuk e kuptojnë se dhuna i përket një sistemi tjeter, një epoke tjeter, dhe se me dhunë vijnë në pushtet partitë që rrijnë maleve dhe fshatrave dhe ku luftojnë regjime totalitare. Shqipëria, ka 33 e ca vjet që e ka përmbysur totalitarizmin, por kjo nuk do të thotë, se ligji nuk duhet të veprojë, dhe se askush që djeg, shkaterron, dhe nxit dhunën, nuk duhet ndëshkuar. Duke e patur në “gen” embrionin marksisto-leninist si forcë politike, PD-ja e vjeter dhe Rithemelimi, e kanë të pamundur të largohen nga tradita.

Dhuna (dhe jo logjike dhe bashkepunimi) ka qenë dhe mbetet teoria dhe praktika e asaj force politike, që nuk e di, pse e ka emrin “Demokratike”. Duke mos ngjasuar dhe patur lidhje fare me funksionimin normal të partive simotra në Europë, duket se Partia Demokratike apo tre grupimet e saj, e kanë të pamundur të rizgjohen, ti “thërrasin mëndjes” sa nuk është vonë, pasi zgjedhjet e reja po afrojnë.

Deri tani, shanset që tre grupimet respektive të PD, të marrin numrin e duhur të deputetëve që morën në zgjedhjet e kaluara, janë zero. Vendin nuk mund të pretendojmë, se do ta “qeverisë” një parti e ndarë në “llokma”, pasi do ishte fatale për të ardhmen e shqiptareve.

Kjo PD, apo kushdo tjetër brënda saj, që synon të fitojë zgjedhjet në 2025 apo 2030, duhet ta kuptojë se, pa unifikim mendimi, veprimi, pa liri dhe demokraci të brëndshme, pa një lidership të përgjegjshëm,dhe pa hequr dhunën nga teoria dhe praktika e saj, kurrë nuk merr shumicë votash nga shqiptaret.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Artur Ajazi

SPAK duhet të flasë…