MENU
klinika

Ndalimi i dinarit

Pensionistët serbë protestojnë në veri të Kosovës

12.02.2024 - 10:13

Mbahet sot në veri të Mitrovicë në orën 12:00, një protestë nga pensionistët serbë, në shenjë reagimi ndaj vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese. Thirrja për këtë protestë është bërë publike nga Lista Serbe përmes rrjetit social Facebook.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se autoritetet kanë marrë informacione lidhur me këtë protestë dhe janë të përgatitur për ta monitoruar atë. Në katër komunat veriore të Kosovës, ku shumica e popullsisë janë serbë, ditën e diele janë vërejtur disa grafite të reja me shkrimin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një adresim për komunitetin serb të Kosovës ka sqaruar se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës nuk pengon Serbinë për të ndihmuar komunitetin e tyre, dhe se Kosova nuk e ka ndaluar përdorimin e dinarit, as edhe të ndonjë valute tjetër. Ai theksoi se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, kërkon që euroja të jetë monedha e vetme e pranueshme për transaksionet me para të gatshme.

Sakaq, BQK ka theksuar se kjo Rregullore nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin e këmbimit të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK. Të gjithë qytetarët që tashmë kanë një llogari bankare në Euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet.

Ndërsa, ata që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024. Vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikrofinanciare (kredidhënëse), si dhe mbi 15 institucione financiare jobankare për pagesa. Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kosova dhe Serbia, të përqendrohen në..."

Përplasja Kurti-Vuçiç në KS, reagon Rama: Seancë e pakuptimtë!

Do të nxjerrjen nga qarkullimi të dinarit serb

Pritet përballja e parë Kurti-Vuçiç në Këshill të Sigurimit

"Deutsche Welle": Kërcënim për biznesin e naftës

Pse dominimi i dollarit po bie në Lindjen e Mesme


Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi