MENU
klinika

Nga Rame Lahaj

‘Për ty Atdhe, ma të bukurën kangë, me fuqinë e kësaj zemre do të këndoj’

17.02.2024 - 18:11

“Për ty Atdhe” është një ndër këngët më të bukura që e ka sjell tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj.

Prishtina, Prizreni, Tirana, Kruja e vendet tjera të dy shteteve shqiptare janë nikoqire të kësaj kënge, teksa përgjatë videoklipit shfaqen motive të kulturës shqiptare, si veshja, plisi dhe shumë elemente të tjera të cilat e kurorëzojnë këtë këngë.

Kënga muzikën e së cilës e kreu Pjetër Gaci, orkestrimin Shpëtim Saraçi dhe me video produksion nga Entermedia, në të gjitha pamjet shfaq dashurinë e një çifti të ri që vizitojnë vende shqiptare dhe praktikojnë tradita tona, teksa përmbyllja e këngës bëhet me propozimin e Lahajt ndaj vajzës pranë monumentit të Skënderbeut.

Konica.al ju sjell në mendje sot, në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Për ty Atdhe

Për ty Atdhe,
ma të bukurën kangë,
me fuqinë e kësaj zemre do të kendoj,
për këto male,
për këto fusha të gjana,
për këtë vend ku sot i lumtur jetoj.

Për këto male,
për këto fusha të gjana,
për këtë vend ku,sot i lumtur jetoj.

x2
I bukur je,
ngrihesh madhështor,
si një kështjellë e pamposhtur ti qëndron,
në mes dallgësh
shkëmb graniti vigan,
s’u përkule nga çdo stuhi e tufan.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët