MENU
klinika

"U gjetën dokumente me logo serbe"

Policia e Kosovës jep detaje nga aksioni në Pejë

03.02.2024 - 11:24

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga aksioni i djeshëm në Pejë.

Sipas policisë, u gjetën dokumente me logo të Serbisë dhe strukturave ilegale.

Bëhet me dije se në objektet në Videj të Klinës, Gorazhdec të Pejës dhe Osojan të Istogut, janë gjetur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale.

Në Osojan është bërë mbyllja e objektit. Rasti po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve”.

“-Videj, Klinë 1999-02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt në Videj Komuna e Klinës, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 2 kompjuter laptop, 4 telefona, 2 vula, 1 usb, sasi e konsiderueshme e dokumenteve dhe inventar.

-Gorazhdec, Pejë 1999-02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt në Gorazhdec Komuna e Pejës, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 5 monitorë të kompjuterit, 4 printer dhe fotokopje, 1 makinë shkrimi e dorës, 1 TV, 4 telefona dhe dokumente të ndryshme.

-Fsh. Osojan, Istog 02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtim me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar i gjithë inventari që gjendej në objekt dhe është bërë mbyllja e objektit. Lidhur me rastin është intervistuar në cilësi të dyshuarit një mashkull serb-kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.