MENU
klinika

"Nuk ka rimbursim për telefonin dhe karburantin"

Prej dhjetorit në arrest shtëpia, Kuvendi i heq Sali Berishës dietat

21.02.2024 - 19:51

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili që prej 30 dhjetorit 2023 po vuan dënimin e arrestit të shtëpisë, tashmë ka humbur edhe disa privilegje të tjera. Mësohet se Kuvendi i ka hequr rimbursimin për karburantin dhe telefonin.

Kuvendi i Shqipërisë shprehet se këtë vendimmarrje e ka të bazuar në vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila ka vendosur arrestin shtëpiak për liderin e rithemelimit.

“Referuar statusit të deputetët dhe vendimi nr. 114/2014 “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”, të ndryshuar deputeti Sali Berisha nuk i paguhen përfitimet si karburanti dhe telefoni për shkak të masës së sigurimit personal të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim nr. 520 datë 30.12.2023”.

Vendimi i gjykatës për ish kryeministrin krahas ndalimit për të dalë jashtë ambienteve të shtëpisë, i ka ndaluar Berishës komunikimin në çfarë do lloj forme përtej familjarëve me të cilët bashkëjeton.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazetari: E zgjodhi vetë fundin e tij!

“Arrestimi i Berishës, më i bujshmi nga SPAK”

Berisha reagon për herë të parë nga arresti

“Me apo pa policë te dera, asgjë s’më ndan nga ju!”