MENU
klinika

Afati deri kur mund të paraqiten ofertat

Hapet tenderi për Bypassin 1 Vlorë-Orikum!

26.02.2024 - 12:53

Tenderi për ndërtimin e Byspassit 1 Vlorë-Orikum, pjesë e projektit të rrugëve lidhëse lokale dhe rajonale, u hap së fundmi në sistemin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky aks merr rëndësi të veçantë për shmangien e trafikut në qytetin bregdetar i cili vit pas viti është lakuar si problematik. Në faqen e BERZH nënvizohet tenderi është me një fazë i kategorizuar si “i hapur me një fazë të vetme” dhe operatorët mund të paraqesin oferta deri në 8 prill 2024.

Projekti që financohet nga Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nisi në vitin 2018 dhe parashikohet të zgjasë deri në qershor 2024 ndërkohë që financimi total llogaritet në 100 milionë USD. Për Vlorën në rastin konkret rruga është parashikuar ti shërbejë jo vetëm banorëve të zonës midis Ujit të Ftohtë deri në Orikum, por edhe të gjithë turistëve vendas dhe të huaj të cilët frekuentojnë zonën bregdetare jugore të Shqipërisë. Projekti fillon në dalje të Tunelit tek Uji i Ftohtë, Vlorë dhe përfundon tek Marina në Orikum, me një gjatësi totale prej 10.75 km ndërkohë që parashikohen edhe dy bypasse.

Përfitues kanë qenë me ndërhyrje të tjera në infrastrukturë bashki të tilla si ajo e Korçës, Shkodrës, Pogradecit.

Objektivi i Programit të mbështetur nga insitucionet financiare ndërkombëtare është përmirësimi i aksesit në qendrat e përzgjedhura bujqësore dhe turistike dhe forcimi i kapaciteteve të bashkive për të menaxhuar asetet e tyre rrugore.

“Ky Program synon të mbështesë zhvillimin e sektorëve të turizmit dhe bujqësisë dhe konektivitetin rajonal përmes përmirësimit të aksesit rrugor, si faktorët kryesorë të rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri. Gjithashtu Programi i Konektivitetit synon të zhvillojë një kornizë të përgjithshme investimesh në infrastrukturën e transportit me fokus në rrjetin rrugor rajonal në zonat me potencial bujqësor dhe turistik në të gjithë vendin” detajohet në faqen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që është edhe autoriteti që është autoriteti kontraktor për këtë projekt.

Në fazën e parë projekti parashikonte përmirësim aksesi dhe punime civile në rehabilitimin e disa rrugëve teksa në fazën e dytë janë përfshirë më konkretisht rehabilitimi i rrugëve Shëngjin Baks-Rrjoll, Ujë i Ftohtë-Orikum dhe ndërtimi i 2 bypass-eve, dhe segmenti rrugor Zgosht-Ura e Çerenecit./Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN