MENU
klinika

Kërkojnë mobilizimin kundër qeverisë

Protesta e 20 shkurtit, deputetët zbresin në terren për takime

13.02.2024 - 19:09

Një ditë pas bashkimit mes dy grupimeve në Partinë Demokratike dhe pas direktivave të dhëna në Këshillin Kombëtar për protestën e atës 20 shkurt, demokratët nuk kanë humbur kohë për të zbritur në terren.

Zyrtarë të Partisë Demokratike kanë nisur takimet në terren për të tërhequr sa më shumë qytetarë pjesëmarrës në këtë protestë, pasi siç e kanë theksuar vazhdimisht për ta pjesëmarrja është më e rëndësishme.

Në postimet që kanë bërë në rrjete sociale, deputetja Dhurata Çupi, anëtari i kryesisë Belind Këlliçi, anëtari i Këshillit Kombëtar Akil Kraja dhë Ilir Alimehmeti, shihen në takime me qytetarët në njësitë e kryeqytetit.

“Kudo mbizotëron padurimi për ndryshim dhe një qeverisje ndryshe, që ka në fokus njerëzit e thjeshtë dhe mbi të gjitha rininë.

Ndaj përgjigja është pikërisht protesta e datës 20 shkurt”, shkruan Belind Këlliçi në një prej postimeve të tij.