“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Pse gratë kanë më shumë probleme me laktozën?
Mjeku:Nuk ka një ndaci gjinore. Por ne e shikojmë më shumë te femrat, sidomos në ato pas një apo dy shtatzënive rresht, sepse përveç se laktazas,pra enizma që përbën laktozën, kur kemi një zorrë dhe flora e saj është optimale në cilësi dhe sasi, dhe një sasi e prodhon vetë flora e zorrës. Atëherë mund të amortifizohet. Por pas shtatzënive, kemi problematika me tretjen që fillojnë që në shtatzëni, që stimulohen më shumë te femrat që të kemi një zorrë bakteriale më të varfër dhe si rezultat të kemi problematika me laktozën të hershme. Por gjithashtu edhe te meshkujt, që konsumojnë sasira të ekzagjëruara bulmeti dhe mishit të kuq, padyshim kemi probleme dhe në meshkujt shikojmë mbipeshë të ekzagjëruar nga laktoza dhe nga produktet e bulmetit”, tha ndër të tjera mjekja.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.