MENU
klinika

Spahiu numëron arsyet: Shqipëria ende e papërgatitur për këto ligje

Pse ligji “për Zonat e Mbrojtura” rrezikon trashëgiminë kulturore

23.02.2024 - 21:05

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në një emision televiziv ku ka komentuar një nga projektligjet më të diskutuara i cili u miratua ditën e djeshme në parlament vetëm nga votat e socialistëve.

Sipas Spahiut Shqipëria është ende e papërgatitur për këto ligje. Sipas tij nuk duhet të jenë bashkitë ato që administrojnë zonat e mbrojtura.

“Si mundet të mbash në kontroll që ky ligj nuk do kapërcehen kufijtë nga bashkitë, ku ti në mes të Tiranës, nuk i ke kontrolluar shumë ndërtime dhe kulla. ty në sheshin Skënderbej të janë ndërtuar objekte që kanë deklaruar se kanë mbi 10 kate pa leje.

Kurti nuk kontrollon dot këtë territor, si mund të besoj unë se në zonat e mbrojtura, në kepin e Rodonit, në Butrint, nuk do shkatërrohet trashëgimia kulturore. 80% e turistëve në Shqipëri vijnë për trashëgiminë kulturore”,-tha juristi Spahiu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ekzekutim i pluralizmit politik në parlament”

BIRN: PS rrëzon hetimin parlamentar për koncesionet në shëndetësi

Kreshnik Spahiu paralajmëron lajme tronditëse

“Dy politikanët që do u pritet “koka” nga SPAK”

Spahiu: Shëndetësia s’ka qenë prioritet i asnjë qeverie

“Enver Hoxha ndërtoi më shumë spitale publike se Berisha, Meta e Rama bashkë”