MENU
klinika

Sipas studimeve

Pse takimet e punës po të vrasin produktivitetin?

20.02.2024 - 08:33

Një studim i fundit realizuar mbi 10.000 punonjës në SHBA, Angli, Japoni, Gjermani, Francë dhe Australi, ka zbuluar se 2 orë takime pune në ditë janë një humbje e madhe kohe për shumë njerëz, sepse merr shumë nga energjia e ditës së punës.

Dikur takimet bëheshin në zyrën e drejtuesit, ose në një sallë specifike, 1 herë në javë.

Pse takimet e punës po të vrasin produktivitetin?

PINTEREST

Përgjithësisht, këto mbledhje nuk shmangeshin dot dhe ishin momenti i dedikuar për shkëmbim idesh, ndryshime, diskutime dhe socializim.

Pse takimet e punës po të vrasin produktivitetin?

PINTEREST

Ndërsa kur ra pandemia gjithçka u drejtua online. Sigurisht, ky ndryshim kishte të mirat e veta dhe vlen për t’u theksuar se krijoi një qasje më të mirë mes punëdhënësit dhe punëmarrësit në shumë aspekte. Por me mbarimin e emergjencës botërore shëndetësore, tregu i punës jo vetëm që nuk iu kthye takimve fizike, por i shtoi në numër ato që bëhen online.

Pse takimet e punës po të vrasin produktivitetin?

PINTEREST

Sipas studimit në fjalë, personat që bëjnë më shumë mbledhje shprehen se nuk kanë më energji fizike dhe mendore për të kryer detyrat e tyre në vazhdimësi.

Ka shumë punonjës që shprehen se takimet online kanë dëmtuar edhe mënyrën si procedohet në punë. Sipas tyre, vetëm prej takimeve të punës, detyrohen të zgjasin orarin e punës edhe të premteve mbrëma. Kjo problematikë po prek shumë kompani të mëdha dhe të vogla, por ende nuk janë parë ndryshime në frymën e krijuar.