MENU
klinika

Kryeministri qëndrim kritik edhe ndaj degës së PS në Kavajë

Rama bën për “ujë të ftohtë” Olta Xhaçkën. Debatet në Asamblenë e PS

11.02.2024 - 14:45

Kryeministri Edi Rama dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka nisur me kritika të forta mbledhjen e Asamblesë së partisë.

Sipas News24, kreu i qeverisë ka kritikuar qëndrimin e ish-ministres, Olta Xhaçka që sipas tij nuk ka qene ekzistente në rrjetet sociale pasi u larguar nga posti i ministres.

Kujtojmë që Olta Xhaçka u shkarkua nga posti i ministres së Jashtme më 4 shtator të vitit të kaluar.

Edi Rama ka pasur qëndrim kritik edhe ndaj degës së PS në Kavajë, pasi ka gjykuar se nuk është punuar siç duhet.

Kavaja është një ndër bashkitë që PS humbi në zgjedhjet lokale. Rama ka kërkuar një listë të të gjithë anëtarëve të Asamblesë të degës së Kavajës, të cilët nuk kanë pasur rezultate në terren.

Analiza e sotme e asamblesë së PS ka nisur me Tiranën, më pas Beratin, Shkodrën, Lezhën e Fierin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit