MENU
klinika

Linjë nënujore deri në Egjipt

Rama: Gur kilometrik në rrugën tonë drejt ‘Shqipërisë 2030’

05.02.2024 - 14:19

Këtë të Hënë është nënshkruar marrëveshja e rëndësishme me kompaninë “4iG” për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama falënderoi gjithë skuadrën e kompanisë prestigjioze për këtë projekt madhështor i cili sipas tij e çon akoma më përpara vendin tonë në fushën e inovacionit.

“Kompania që në Shqipëri zotëron kompaninë “One” dhe që sot vjen si një partner i qeverisë shqiptare për të ndërtuar këtë lidhje të parë ndërkontinentale të Shqipërisë që do kthehet në një pikë kyçe për transportin e shpejtë dhe të sigurtë të të dhënave përmes një fibre optike lidhëse midis Egjiptit dhe Shqipërisë, duke i dhënë mundësi vendit tonë për një akses në këtë rrugë të re të Mesdheut për një sërë vendesh të Evropës Qendrore. “

Të pranishëm në këtë event ishin edhe ministrja e Infrastrukturës e Energjisë Belinda Balluku si dhe CEO i kompanisë “4iG” Peter Fekete. Kreu i qeverisë përpos falënderimeve, u shpreh optimist dhe për punën që skuadra shqiptare do bëjë për ta zbatuar këtë projekt.

“Mendoj se nga njëra anë është projekt i mirëseardhur sepse rrit masën e mozaikut të projekteve për ta transformuar Shqipërinë në një vend kampion në rajon për inovacionin, por nga ana tjetër është i rëndësishëm për besimin e sipërmarrjes në terësi. Një besim që rritet vit pas viti dhe gjen shprehje në këtë rast përmes kompanisë 4 iG që zgjodhi Shqipërinë si pikë referimi për këtë projekt shumë ambicioz. Në pamje të parë, projekti nuk ka shifra marramendëse, por në thelbin e vet është marramendës për nga impakti dhe vlera që do krijojë. Duke i falënderuar dhe njëherë vendimmarrësit dhe skuadrën e kompanisë si dhe duke patur besim të plotë se pala jonë do jetë në lartësinë e duhur ttë zbatimit të projektit për vënien në funksion të kësaj autostrade, shënon një gur kilometrik në rrugën tonë drejt Shqipërisë 2030.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konturet e një krize borxhi kanë filluar të shfaqen

“The Economist”: 53 ekonomitë e brishta në zhvillim


Tubimi para Bashkisë së Tiranës

Protestuesit hedhin tymuese dhe bomba molotov

"Pamjet që ka SPAK kanë kapur personazhe të jashtëzakonshme"

Gazetarja Klodiana Lala paralajmëron ‘tërmet’ në politikë

“Shpresojmë që drejtimin e PD të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija”

Gabriel Escobar: Ne nuk duam opozitë të kthyer në vitet ’90″