MENU
klinika

Në Tiranë protestë

Rama nënshkruan marrëveshje me Erdogan

20.02.2024 - 19:38

Ndërsa në Tiranë, opozita e bashkuar mban protestë, kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi, ku është takuar me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Në Ankara janë nënshkruar disa marrëveshje, që kanë të bëjnë me fushën e mjedisit, marrëveshje për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura, marrëveshje ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, marrëveshje dhe Memorandume të firmosura sot në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë etj.

Marrëveshje dhe Memorandume të firmosura sot në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë

Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.
Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.
Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.
Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.
Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN