MENU
klinika

“Të ecim bashkë drejt BE, ose do rrezikojmë të dështojmë”

Rama paralajmëron: Mungesa e begatisë do na bëjë të humbasin paqen

29.02.2024 - 11:24

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në nisje të Samitit BE – Ballkani Perëndimor u shpreh se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia ndërmorën nismën e Ballkanit të Hapur për të përshpejtuar procesin e Berlinit.

Rama bëri thirrje për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që ndërmarrin së bashku hapa të nevojshme drejt integrimit në BE, ose në të kundërt do të dështojnë.

Ai u shpreh se “BE është më e gatshme të na ndihmojë”, por duhet “të jemi në më të gatshëm për të ndihmuar veten për të mos e humbur ketë dritare mundësie”

“Procesi i Berlinit na ka mësuar sesa e lehtë të thuash dhe të bësh është sigurimi i lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve.

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia ndërmorën nismën e Ballkanit të Hapur për të përshpejtuar procesin e Berlinit.

Në planin e ri të rritjes tashmë në fuqi domosdoshmëria është e qartë ose të marrim hapa të nevojshme për të ecur më pranë BE e njëri tjetrit ose do të rrezikojmë të dështojmë për të zënë një vend në tryezën e BE e për tu dhënë ekonomive dhe qytetarëve tanë një siguri për nevojat e tyre.

O e bëjmë së bashku, ose dështojmë së bashku.

Ekonomitë tonë nuk lulëzojnë duke penguar lëvizjen e lirë të njëra tjetrës dhe as mund të sigurohet mirëqenie pa paqe dhe bashkëpunim përtej kufijve.

Ose bëjmë paqe për begatinë tonë ose mungesa e kësaj begatie do na bëjë të humbasin paqen. Kështu funksionin BE dhe kështu duhet të funksionojë Ballkani.

BE është më e gatshme të na ndihmojë, duhet të jemi në më të gatshëm për të ndihmuar veten për të mos e humbur ketë dritare mundësie

Së bashku ne mbartim rëndësi dhe potencial të madh. Si mund të bëhemi më të lirë dhe më të mëdhenj nëse kamionët tanë duhet të presioni ende 26 milionë orë në vit në kufijtë tonë rajonalë.

Si mund të mos heqim barrierat jo tarifore dhe të humbasim vit pas viti një rritje me 3% në vit duke bërë këtë.

A mos jemi të çmendur, dembelë apo budallenj, apo cfarë jemi?

A nuk është ende e qartë për secilin prej nesh se nuk ka një rrugë të shkurtër në këtë rrugëtim dhe nuk ka treg falas në BE”, tha Rama.