MENU
klinika

Refuzuan ligjin 7501

Krijohet Task force për legalizimin e shtëpive në Theth

24.02.2024 - 10:46

Qeveria ka ngritur një Taks Forcë është ngritur për të rregullar çështjen e legalizimeve në Theth pasi aty është refuzuar aplikimi i ligjit 7501 për shkak se janë toka të trashëguara ndër vite.

Gjatë podcastit “Flasim” me Fatmir Berishtën, pronarin e një bujtine në Theth kryeministri Rama zbuloi dhe procedurën si do të realizohet

“Më në fund u arritën të bllokoheshin ndërtimet kot më kot, tani ka nevojë për mundësi brenda planit e karakteristikave që duhet të ketë industria e mikpritjes. Kemi ngritur një task forcë. Nuk janë legalizime të vonuara, se ju nuk e keni pranuar ligjin 7501. Ka plot pjesë që nuk ka konflikte. Kemi bërë ligjin 2020. Kemi ngritur task forcë që të marrin dëshmitë rreth e rrotull të marrin me shkrim por besoj se do tëbëhet” tha Rama.

Në Theth thuasje të gjitha shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina.

“Është e rëndësishme tapia e tokave, ka shumë emigrantë që nuk kthehen të restaurojnë. Janë 3 – 4 mijë shtretër. Pothuajse të gjitha shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Është momenti të legalizohen” tha Berishta