MENU
klinika

"Origjinë informale dhe kriminale"

Rënia euro-s në krahasim me monedhën vendase, shkaqet

20.02.2024 - 17:59

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, nga 121 lekë, para pak vitesh, euro sot këmbehet me 103.8 lekë, me një rënie të fortë. Sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, kjo tregon për një pompim të tregut me para me origjinë informale dhe kriminale.

“Luhatjet e mëdha dhe mbiçmimi i lekut edhe kur ekonomia nuk performon si duhet flasin për pompim të tregut me para me origjinë informale dhe kriminale. Kanabizimi, aministia fiskale që de facto ka ndodhur. Vetëm sektori i ndërtimit performon me rritje, ndërkohë që bujqësia ka rënë me një të katërtën.

Këto 12 miliardë euro të kthyera në Shqipëri, janë rreth 48 për qind e GDP-së. Prurjet e emigracionit janë 600-900 mln euro në vitet e fundit. Janë konvertuar kanë lindur nevojë për blerje në tregun e brendshëm”-tha Preçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Adrian Civici/ Leku në raport me euron dhe dollarin

Çfarë po ndodh në tregjet monetare?

Më afër parashikimit pesimist të BERZH

Ekonomia do të humbë 1.8 miliardë euro?

U rrit sërish për shtatorin

Bankat, fitimi arrin në 114 milionë euro