MENU
klinika

Temperaturat shkojnë në minus

Rikthehen reshjet e borës në juglindje të vendit

12.02.2024 - 11:57

Reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat malore të juglindjes së vendit.

Me të dendura reshjet kanë qenë në lartësitë në 1200 m mbi nivelin e detit, madje në afërsi të Bigëllit në Dardhë trashësia ka shkuar nga 10-15 cm.

Aksi rrugor është i kalueshëm pa probleme ndërkohë që reshje dëbore të dendura ka patur e ne fshatrat e Devollit të Sipërm, Sinicë, Qytezë, Arrze, Nikolice, fshatra këto që kufizohen me Dardhën.

Reshje bore ka pasur edhe në zonën e Shtyllës së Vithkuqit por trashësia nuk ka qenë më e madhe se 5 cm në majë të Mashkullorës.

Nga reshjet e dëborës të orëve të fundit nuk raportohen probleme përsa i përket qarkullimit në zonat malore kjo e për atë sepse temperaturat nuk kanë shkuar nën minus.

Nga ana e OSSHE zyrtarisht u tha se në asnjë prej zonave të qarkut të Korçës nuk ka pasur probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike. Në disa zona ka patur vetëm stakime të kontrolluara për shkak të stuhisë një natë më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


ARRSH: Ja si paraqitet kalueshmëria në rrugë

VIDEO / Reshje dëbore në Bogë-Theth


Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit