MENU
klinika

Asambleja e PS, Rama “ndez motorët”

Riorganizim i partisë për t’u bërë gati për fitoren e radhës!

11.02.2024 - 12:33

Para nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i PS tregoi disa detaje në lidhje me atë se çfarë do të diskutohet në takimin e sotëm me dyer të mbyllura.

Rama duket se “ka ndezur motorët”, pasi u shpreh se po bëhen gati për fitoren e radhës.

“Kjo është një mbledhje pune, raportimesh dhe diskutimesh lidhur me hapat e tjerë që do të ndiqen në funksion të objektivit për të riorganizuar PS dhe për ta bërë gati për fitoren e radhës”, tha Rama.

I pyetur nëse do të ketë ndryshime apo ndëshkime për ata që nuk e kanë bërë mirë punën, Rama tha se do të këtë riroganizim dhe lëvizje, pasi fjala ndëshkim siç u shpreh ai “nuk i shkon organizatës politike” që ai drejton

“Nuk kemi asnjë plan për të bërë ndryshime, sot jemi për të bërë një analizë edhe për të marrë veprime të tjera”, tha Rama.

Pyetje: A do të këtë të ndëshkuar?

Rama: Fjala ndëshkim nuk i shkon organizimit të një familje politike, ndërsa riorganizimi nën kupton edhe lëvizje dhe ripozicionime në funksion të bërjes sa më mirë të punës.

AKUZAT E AHMETAJT

Pyetje: Është e vërtetë që e keni kërcënuar Ahmetajn sic ai pretenton?

Rama: PS është në një proces të rëndësishëm dhe ne jemi të vetëdijshëm që është më e nevojshme se asnjëherë më parë një hapja e madhe e partisë dhe një përfshirje sa më e gjerë e të gjithë atyre që kanë dëshirën dhe nevojën e brendshme të kontribuojnë dhe kërkojnë hapësirën e tyre me të drejtë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit