MENU
klinika

"Të rritet edhe paga minimale"

Rriten çmimet në Kosovë, qytetarët ankohen

25.02.2024 - 15:48

Çmimi i shportës familjare në Kosovë po vazhdon të rritet. Sipas zyrës së statistikave rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe pijeve jo alkoolike gjatë muajit janar ishte 2.4 për qind, ndërsa gjatë vitit 2023 ajo ishte 3.4 për qind. Kjo ka ndikuar që qytetarët të ankohen se nuk po mund t’ia dalin me pagat që ata i marrin dhe se e kanë të vështirë të mbulojnë nevojat më elementare të jetësës.

Sipas tyre, paga minimale duhet të jetë 400 euro.

“Për dikë është vështirë për dikë është disi për dikë është mirë gjithçka varet të ardhurave që i kanë, por në të vërtetë çmimet në vend që të ulen, vetëm po shkojnë dikën më pak dikën më shumë. Ka një problem në të gjithë botën në qoftë se rriten çmimet do të thotë se edhe taksat rriten dhe duhet të rriten edhe rrogat edhe pensionet. Ma merr mendja që duhet të jetë 300 euro ndoshta duhet”, shprehet qytetari.

“Ushqimet bazike faktikisht janë duke u rritur në krahasim me vitet e më herët. Rritja e rrogave ka mbetur pensionet kanë mbetur çmimet kanë shkuar fantastike të larta. Paga minimale nën 400 euro nuk mundet të ja del një person vet i dyti”, tha një tjetër qytetar.

Në vitin 2020, inflacioni në Kosovë ishte në 0.2 %. Ngritja nisi në vitin 2021, me 3.4 %. Ndërsa, vitin 2022 Prishtina e mbylli me shkallë mesatare inflacioni në gati 12 për qind dhe vitin 2023 me 6.2%.

Norma e rritjes së çmimeve apo siç njihet ndryshe inflacioni, filloi të rritej ndjeshëm gjatë pandemisë së Covid-19 në vitin 2020/21, e pastaj edhe pushtimi rus i Ukrainës.

Sipas parashikimit të Bankës Qendrore Evropiane shkalla e inflacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor për vitin 2024 pritet të jetë 3 për qind.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN