MENU
klinika

Kriza e raketave kubane mund të përsëritet

Rusia “harron” Kinën, kërkon një aleat të ri në anën tjetër të botës

29.02.2024 - 08:30

Rusia, e izoluar prej dy vitesh nga Perëndimi, duket e dëshpëruar për të gjetur aleatë, dhe për tu “zvarritur” drejt tyre. Mbase, Pekini vazhdon të mbetet i pari, i listuar në radhën e paktë të miqve të Moskës. Megjithatë, Kremlini nuk humbet asnjë shans për të “përhapur tentakulat”, edhe përtej Evropës.  Dhe mesa duket “shënjestra” e radhës është Kuba. Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev, ish-kreu i FSB-së, i cili ndër vite fitoi reputacionin e “spiunit personal të Putinit” dhe aktualisht një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të Presidentit Vladimir Putin, ka takuar ish-udhëheqësin kuban Raul Kastro, për të diskutuar për bashkëpunimin e sigurisë, njoftoi dje agjencia e lajmeve Interfax. “U diskutuan çështje të ndryshme të bashkëpunimit ruso-kuban në fushën e sigurisë,” sipas një njoftimi për shtyp nga Këshilli i Sigurimit Rus i cituar nga Interfax.”Nikolaj Patrushev e siguroi Raul Kastron se Moska mbetet e përkushtuar ndaj frymës së partneritetit strategjik midis dy vendeve,” thuhet në deklaratë.

50 vjet që nga kriza kubane e raketave

Kriza e Raketave Kubane

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar krizën më të keqe në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962, sipas diplomatëve rusë dhe amerikanë.Ky ishte momenti më i afërt që dy superfuqitë arritën në konfliktin bërthamor. Në vitin 1962, Bashkimi Sovjetik filloi instalimin e fshehtë të raketave me rreze të mesme në Kubë që mund të arrinin në qytetet amerikane.SHBA bllokoi hyrjen në Kubë dhe mosmarrëveshja përfundoi me heqjen e raketave ruse nga Kuba dhe raketave amerikane nga Turqia. Vëllai i Raulit, Fidel Castro ishte kreu i Kubës në atë kohë. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov vizitoi Kubën javën e kaluar .Ai dënoi “dominimin” dhe “hegjemoninë” e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve perëndimore që e ruajnë atë me mjete që “nuk përfshijnë diplomacinë, por shantazhin, ultimatumet, kërcënimet, përdorimin e forcës ushtarake dhe sanksionet”.

Top News - 13 ditë në tetor...kriza e raketave kubane/'...kur e shkuara kthehet të përndjekë botën!' - YouTube

Forcimi i lidhjeve

Zyrtarët e lartë rusë janë dyndur në vendin ishull vitin e kaluar, duke filluar me Nikolai Patrushev, sekretar i Këshillit të Sigurimit të Moskës, së bashku me drejtorin ekzekutiv të kompanisë shtetërore të naftës Rosneft, Igor Sechin.Edhe përfaqësuesi i pronarëve të bizneseve ruse, Boris Titov e bëri një vizitë.Vizita më e profilit të lartë ishte nga Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov në prill të vitit 2023 në një udhëtim njëjavor në aleatët e Amerikës Latine, duke përfshirë Venezuelën dhe Nikaraguan, të cilat si Kuba dhe Rusia janë subjekt i sanksioneve perëndimore. “Rusia ka nevojë për partnerë tregtarë dhe aleatë politikë, me Amerikën Latine që ofron mundësinë e të dyjave”, tha për AFP Mervyn Bain, nga Universiteti Aberdeen në Skoci.Të dy vendet kanë nënshkruar rreth një duzinë marrëveshjesh për të rifilluar marrëdhëniet tregtare në ndërtim, teknologji informacioni, banka, sheqer, transport dhe turizëm. “Por deri në çfarë niveli” mund të shkojë ky bashkëpunim “është e paqartë,” tha Bain, një ekspert në marrëdhëniet e Rusisë me Amerikën Latine.

Biden: Rreziku bërthamor më i lartë që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962 - Priza.al

Interesat e Moskës

Dy entitetet komuniste ishin aleatë të ngushtë gjatë Luftës së Ftohtë, por ky bashkëpunim u ndërpre papritur në vitin 1991 me shpërbërjen e bllokut sovjetik.Deri atëherë, 75 për qind e shkëmbimeve tregtare të Kubës ishin me aleatin e saj komunist.Duke qenë pothuajse të përfunduara plotësisht, marrëdhëniet filluan të rriten përsëri nga viti 2005, me nivelet aktuale të shkëmbimeve më të lartat që atëherë. Sipas shifrave ruse, shkëmbimet tregtare midis dy vendeve arritën në 450 milionë dollarë në vitin 2022, me 90 për qind të asaj në shitje të naftës dhe vajit të sojës në vendin ishull. Forcimi i lidhjeve po i jep rezultat Rusisë në mënyra gjeopolitike.Ekspertët thonëse “tërheqja e Kubës për Rusinë e Putinit është afërsi gjeografike me Shtetet e Bashkuara”.“Është logjika e reciprocitetit simbolik”, sipas tyre sepse çdo përmendje e mundësisë së pranisë ushtarake ruse në ishull provokon një nervozizëm të madh në anën tjetër të ngushticës së Floridës.