MENU
klinika

Tregon rrugën e ardhjes në pushtet

Sa e vështirë është të jesh në protestë me Sali Berishën? Përgjigjet Gazment Bardhi!

19.02.2024 - 22:48

Kryetari i Grupit Parlamentar të demokratëve, Gazment Bardhi është i vetëdijshëm që protesta nuk është mjet për të ardhur në pushtet, por një mjet reagimi qytetar.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Bardhi u shpreh se protestat mund të sjellin dorëheqjen e qeverisë, ndërsa u shpreh se në pushtet mund të vihet me votë dhe me zgjidhje politike.

“Nëse më pyet që protesta është mjet për të ardhur në pushtet, padyshim që jo, është mjet reagimi. Protestat nuk janë mjete për të marrë pushtet. Unë nuk do dal që të gënjej qytetarët. Pushteti merret me votë dhe me zgjidhje politike të ndërmjetme për të dhënë garanci. Protesta është mjet reagimi, është mjet presioni, mund të sjellë dorëheqjen e qeverisë, por që alternativa të vijë në pushtet duhet të mbështetet nga shumica e shqiptarëve”, tha Gazment Bardhi.

I pyetur si ndihet ai në një protestë me Sali Berishën, për të cilin pak muaj më parë ka hedhur akuza, Bardhi tha se nuk është në politikë për inate personale. Ai thekson se nuk ndihet i nënshtruar para Sali Berishës.

Gazment Bardhi: Unë nuk jam në politike për inate personale, por për të transmetuar më të mirën.

Erl Murati: Është e vështirë të jeni në një protestë me Berishën?

Gazment Bardhi: Jo nuk është e vështirë sa kohë unë ruaj qëndrimet e veta për çështje të caktuara dhe ka lirinë ti thotë ato në publik

Erl Murati: Dy vite më parë keni thënë që Berisha nuk është në krye të opozitës për qytetarët, por për interesin e tij personal

Gazment Bardhi: Unë nuk jam politik as për çfarë mendoj unë për Berishën apo çfarë mendon Berisha.

Erl Murati: Si ndodhi ky pajtim?

Gazment Bardhi: Pse duhet ta lidhim politikën çfarë mendoj unë, koherenca është me ato çfarë ke në dorë të bësh.

Erl Murati: A është dorëzim para peshësh se Berishës?

Gazment Bardhi: Unë njoh peshën. Nënshtrim do ishte nëse unë do tejkaloja disa parime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN