MENU
klinika

Ekspertët i japin fund dilemave

Sa kohë i duhet Shqipërisë të miratojë edhe të premten ditë pushimi?

18.02.2024 - 13:55

Shqipëria praktikon sistemin 5 ditë punë dhe 2 ditë pushim, i cili zbatohet i tillë nga adminstrata shtetërore dhe një numër i vogël i firmave private.

Në një emision televiziv, është zbuluar se te këto të fundit, punonjësit duhet të angazhohen 6 ditë në javë, edhe pse orët e punës sipas Kontratave të shkruara ose jo, mund të variojnë nga 40 deri në 48. Ky akt i parregulluar, i cili nuk përfshin pagesë ekstra për ditët fundjavës apo të festave zyrtare, do ta bëntë më të ngadaltë procesin e kalimit tek java me 3 ditë pushim.

“Ekonomia shqiptare ose biznesi shqiptar, ende sfidën kryesore e ka të qenit ose jo formal. Pra, të flasësh masivisht në kontekstin për 4 ditë punë në javë, kur një pjesë jo e vogël e këtij biznesi është informal, tingëllon e paraksohshme ose utopike”, tha eksperti i ekonomisë, Elvin Meka.

“Unë mendoj se sipërmarrja private të respektojë detyrimin javor me 40 punë, si detyrim i kushtëzuar nga Kodi i Punës, ose analoge me këtë duhet të paguajë orët shtesë apo ditët kur punonjësi punon në ditë pushimi me qëllim që ta motivojë që të jetë më I interesuar për të punuar ditët e fundjavës ose festave, sepse do të punojë më shumë sdhe do të do të paguhet më shumë”, tha Erion Muça, ekspert i punësimit.

Për profesione të ndryshme, modeli 4-ditor, mbetet vite drite larg, cka i bën ata të shohin me zili punonjësit e certifikuar tashmë për të pushuar 3 ditë në javë. Shumë biznese do kishin disavantazhe sepse do të humbnin klientë dhe nuk do t’u jepnin atyre shërbim, e po ashtu do të përballeshin me kosto të shtuara në aktivetetin e tyre.

“Parimisht, cdo kompani mund ta aplikojë si sistem, por do të kemi parasysh që zakonisht kompanitë fasone apo ato të prodhimit nuk e përqafojnë këtë ide, sepse për ta ka rëndësi koha e gjatë e punonjësve në punë, e cila përkthehet në më shumë prodhim dhe më shumë fitim për ta”, tha Gertjana Hasalla, menaxhere, qendra për të drejtat në punë.

“Natyrisht shumë sektorë të tjerë, që lidhen me shërbimet publike, ndërtimi etj. e kanë të pamundur të organizohen rreth një strandardi të tillë, ose duhet të riorganizohen rreth një programi të tillë, me 4 ditë punë të shpërndara. Pra janë skema që Shqipëria nuk do të jetë novatore, por mbetet për të parë sesi kompanitë më të spikatura në botë do të qasen dhe do të riorganizojnë operacionet e tyre”, tha Elvin Meka, ekspert i ekonomisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si do të zgjidhet mungesa e punëtorëve?

“Çmimet do jenë më të shtrenjta në 2024”

Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Shqipërinë

“Mungesa e punëtorëve po minon rritjen e kompanive”

“The Guardian” artikull për emigrimin

“Të gjithë duam të ikim nga varfëria”