MENU
klinika

Gjeneral ® Piro Ahmetaj

“Samiti për Ukrainën, gjetje e mençur dhe sfidë serioze e RSh”

27.02.2024 - 16:47

Nga Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Siç është gjerësisht e njohur, dy ditët në vijim (28 -29 Shkurt) në Tiranë do të zhvillohet “Samiti për Ukrainën”, ku do të marrin pjesë Presidenti Zelensky si dhe zyrtarët më të lartë të Brukselit, vëndeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore.

Si çdo ngjarje madhore që mbart interesa kombëtare, sigurisht po e ndjek me vëmendje dhe përgjegjësi shtesë. Ndërsa jo vetëm në këtë rast, kam zgjedhur të mos jap “opinione të nxituara” ndaj interesimit të mediave kryesore brënda dhe jashtë vendit, pasi me vetëdije kam refuzuar: “për tu mos u bërë as pjesë dhe as palë e shpërdorimit politik dhe tallavasë bollshevike që fatëkeqësisht i shoqëron edhe këto ngarje madhore”.

Gjithësesi, për shkak të peshës gjeopolitike jo vetëm për Tiranën Zyrtare që mbart kjo ngjarje madhore, në vijim po adresoj disa këndvështrime dhe pikpyetje paraprake:

Në krye të herës, dëshiroj ta nënvizoj fortë, se “organizimin e këtij Samiti në Tiranëe çmoj si: “gjetje të mënçur, ambicje/kurajo serioze si dhe sfidë që i bën nder Shqipërisë”.

Kjo: “jo vetëm për distancën me Ukrainën (2214km) dhe pozicionin gjeografik por edhe për peshën gjeopolitike që gjithësesi tejkalon mundësitë që mund të mbajnë shpatullat e një vendi relativisht të vogël, si RSh”.

Me fjalë të tjera, për shkak të këtij Samiti, Tirana do të vendoset në “top-news” të Medias, Kancelarive globale, Institucioneve, Ekpertëve/kolegëve në Washington, Bruksel, Berlin, etj, si dhe opinit publik përtej vendeve të Europës Jugindore.

Prandaj, përsa ky Samit mbart vëmendje gjeopolitike si dhe promovon interesat kombëtare, patjetër duhet përshëndetur pa asnjë hezitim edhe kurajua, edhe gjetja, edhe sfida veçmas edhe të gjitha së bashku, pra thjesht dhe vetëm pasi ngjarje e madhe i bën nder flamurit tonë Kombëtar, apo jo?

Së dyti, zhvillimi i këtij Samiti në Tiranë, faktikisht e konfirmon Shqipërinë si anëtare serioze dhe të denjë të NATO-s, pasi “RSh demostron kohezion dhe mbështetje të pa kushtëzuar ndaj të gjitha angazhimeve dhe projekteve të Aleancës Euroatlantike në interes të sigurisë kolektive (artikulli-5) por edhe në mbështetje pa asnjë kompromis deri në fitoren e Ukrainës, ndaj të keqes së përbashket, Rusisë – Putiniste”.

Uroj të jem gabim, por ndoshta duhet ri-qartësuar edhe riciklimi i një pikpyetje “naive në mos cinike” = A ekspozohet, apo më qartë = A/sa rrezikon Shqipëria nga organizimi i këtij Samiti në Tiranë

Përtej mendjeve të ndryshkura, 15 vjet pas anëtarësinit shpresoj të kemi zhvilluar një vetëdije mbarëkombëtare se: “NATO nuk është kurrësesi një organizatë bamirësie që dhuron falas ndihma, para apo mbështetje politike”. Në të kundërt, Ajo ka mbijetuar në treg si Aleanca më e fuqishme e historisë së njerëzimit, për shkak te fuqisë  së pamposhtur ushtarake që gjenerohet proporcionalisht nga vendet anëtare.

Prandaj e ri-theksoj se nga 2009 kur Shqipëria j’u bashkua sigurisë kolektive (artikullit 5), bashkë me përfitimet mbart edhe barrën e rreziqeve dhe përgjegjësive që burojnë nga anëtarësimi. E thënë më qartë, çdo kërcënim ndaj tërësise territoriale të 31 vendeve të Aleancës është edhe kërcenim ndaj RSh. Pra nëse/përsa ky Samit mbart kërcënime për Aleancën, sigurisht përfshin dhe Republikën e Shqipërisë.

Ndërsa për sa: “ekspozimin e RSh në mbështetjen pa kopromis deri në fitoren ndaj Rusisë – Putiniste”, theksoj se Shqiperia sigurisht ka interesa gjeopolitike shtesë, përtej atyre të 31 vëndeve të NATO-s. E kundërta, pra një “fitore e Rusisë në Ukrainë”, do të ishte fatale për rendin Global, Aleancën Euroatlantike “por edhe më tragjike për interesat kombëtare të RSh në Ballkan, Mesdhe dhe në Adriatik” !

Së treti, organizimi i kësaj ngjarje madhore në Tiranë e “promovon fortë rolin edhe peshën që mban RSh në paqen, stabilitetin demokratik dhe axhenden e integrimit Euroatlatik të 6 vendeve të ballkanit përëndimorsi dhe në forcimin e partneritetit strategjik me ShBA/NATO-n.

Nga ana tjetër e kthen Tiranën në qëndrën e gravitetit për zhvillimin e projekteve ekonomike të përbashkëta si dhe ndaj të kërcënimeve asimetrike, si “terrorizmi, mbrojtjes kibernetike, emergjencat, ekstremizmmit, krimt të organizuar, etj!

Me këtë rast sjell në memorjen strategjike edhe rolin aktiv të Shqipërisë, jo vetëm për organizimin e këtij Samiti, por dhe performancën dinjitoze në Këshillin e Sigurimit të OKB-së; për solidaritetin e pa kushtëzuar ndaj vendimarrjeve dhe angazhimeve të USA/NATO-s; mbështetjen për refugjatët si dhe kontributeve ushtarake më shumë se modeste që MM/RSh vijon ti japë Ukrainës martire.

Së katërti, thënë sa më siper, sigurisht për këto ngjarje me peshë gjeopolitike dhe interesa të larta kombëtare, KURRËSESI nuk vlejnë as ekzagjerimet  bollshevike, as privatizimi i axhendës euroatlantike, as i dashurisë për mëmëdhenë por as gajasja cinike  me “oponentët e pushtetit, qoftë dhe me opozitën  vulëhumbur” si dhe as shpërdorimi i Institucioneve Kushtetuese si infermeri (pa)  shërimi nga sëmundja ballkanike e mbipushtetit, POR: “vetëm dashuria, nderimi dhe përulësia për vendin, vizioni dhe përgjegjësia e lartë shtetërore ndaj interesave kombëtare, besimi në vlerat demokratike si dhe “bekimi” nga/ndaj partneritetit strategjik me SHBA, NATO-s dhe BE”. Përtej humorit, ky Samit sigurisht nuk ka si të ketë lidhje me oshilacionet (50 milionë € ndihmë ushtarake për FS.Kosovës) të ish/Kryetarit-aguridhe, ose “gjeneralit të ushtrisë së vdekur si dhe as me nje grusht egocentrikësh të sëmurë rreth tij”!

Në të kundërt duke përshëndetur organizatorët e këtij Samiti në Tiranë si dhe rreshtimin e Shqiperisë në listën e mbi 20 vendeve të NATO-s që arritën e 2 % të GDP-së në 2024, ndërtimin e Bazës Ajrore të Kuçovës, etj, në krye të axhendës kombëtare, do duhet të mbetet: “përditësimi i mëtejshëm i Sistemit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, duke modernizuar konceptin, strukturat, kapacitetet, balancat e pushteteve dhe kulturën euroatlantike të bashkëpunimit”.

Së pesti, gjetjet e Samitit në ditën e dytë do të shërbejnë si mesazhe Euroatlantike ndaj 6 vendeve të ballkanit perëndimor: “për të mos u (sh) përdoruar për interesat e Putinizmit; të mos frymëzojnë radikalët e tipit Dodik në Bosnjë; as axhendën e pushtetarëve të korruptuar dhe grupeve kriminale; si dhe të mos të kërcënojë ushtaraisht status-quonë gjeopolitike dhe investimin e USA/NATO për paqen e rajonit!

Me këtë rast do të sillja në kujtesë se: “historitë e pas-luftrave na tregojnë, se marrëveshjet për paqe të qëndrueshme, nuk kanë për të funksionuar, pa shtruar si themele një paketë masash të mirëbesimit reciprok mes popujve. Krimea, mbetet një mësim i madh, mbasi marrëveshja e Minsk/2015, jo vetëm që nuk “polli” paqe por po shpaguhet me gjakun e qytetarëve Ukrainas dhe Rusë”.

Prandaj, në statusin “Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonin dhe NATO-n”, do ri-sugjeroja miqësisht aktorët zyrtarë, faktorët relevant dhe kolegët në 6 vendet e ballkanit perëndimor, që perspektivën e paqes në rajon do duhet ta para-kushtëzojnë me rikthimin e dy Masave bazë të Mirëbesimit Reciprok (CSBM), nëpërmjet të cilave vendet “të imponohet” se:  (1) do të ruajnë balancat e fuqisë ushtarake, deri në nivelin që të mos kërcënojnë reciprokisht integritetin teritorial; (2) të mos vendosin instalime dhe aktivitete ushtarake (20 km distancë ajrore/5km tokësorë), në kufijtë ndërshtetërorë. Më tej këto dy kushte bazë  do të duhen të monitohen nga USA/NATO/BE, të cilat mbeten faktor kritik për paqen dhe integrimin e 6 vendeve të ballkanit perëndimor.

Në shtesë, në kontekstin e kohës/momentit, ky Samit mbahet 2-javë mbas Konferencës së Sigurisë në Mynih-ut, dhe do t’ju bashkohet mesazheve: “për të forcuar më tej kohezionin mes vlerave duke mbështetur pa asnjë kompromis Ukrainën deri në fitoren ndaj Rusisë, por edhe për përmirësimin e fuqisë ushtarake në mbrojtje të paqes, vlerave Euroatlantike dhe interesave gjeopolitike të USA/NATO-s/BE-se në rajon”!

Po ashtu, ky Samit mbahet vetëm 4 ditë pas 2 vjetorit të dështimit turpërues tëLuftës neo-naziste të Rusisë – Putiniste, e cila jo vetëm nuk e pushtoi dot as me lule dhe valle për dy muaj, dhe as me tanke, raketa dhe bajoneta as për 2 vjet Ukrainën. Por mbas 730 ditë/netë luftime po zvarritet si terroristët e Hamasit në llogoret e Zaporizhias, Oblastes, Bakhmutit, Khersonit, etj, duke lënë në fushëbetejë mbi 320 mijë të vrarë, duke humbur mbi 50 % të territoreve të pushtuara dhe iniciativën strategjike të luftës si dhe betejën për të sfiduar rendin e sigurisë globale, kohezionin vlerat dhe fuqinë ushtarake të aleancës trans-atlantike.

Së fundmi, duke e uruar  mirëseardhjen Presidentit Zelensky si dhe suksese pjesëmarrësve, besoj se gjetjet e këtij Samiti do të shërbejnë për të zgjuar dhe zhvilluar një Leadership të fortë me vision dhe përgjegjshmëri të lartë, vullnet, solidaritet, projekte si dhe mbështetje financiare për modernizimin aftësive ushtarake për tu përballjur me rreziqet konvencionale si dhe kërcënimet ndaj sigurisë, paqes, prosperitetit dhe stabilitetit demokratik përfshi/përtej hapësirës se europes jug-lindore.

Po ashtu, shpresoj që mesazhet e këtij Samiti nga Tirana do t’ju shërbejnë elitave mëndjehapura në kryeqytetet e Europës Juglindore se: “paqja mbetet opsion dhe misioni i vetëmnë mënyrë që siguria të konsumohet përtej historisë së përgjakshme, në interes të sigurisë së jetës, prosperitetit të qytetarëve si dhe perspektivën Euroatlantike për 6 vendet e Ballkanit perëndimor.

* Autori është Gjeneral ® Piro Ahmetaj: 

Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n, 

Zv/President i Këshillit të Atlantikut; dhe ish

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, 

Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA, 

Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO. 

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”