MENU
klinika

“Na pret ferri në Mynih”

Sarri ul Lazio-n me këmbë në tokë, tronditet stoli i Tuchel

15.02.2024 - 13:50

Të parashikosh në futboll është shumë e vështirë, por në nivele të tilla asgjë nuk është e pamundur. Lazio thyen çdo parashikim, del fitues nga sfida e parë me Bayern Munich, një sukses minimal 1-0, por shumë i rëndësishëm, që i jep një bonus të madh në ndeshjen e kthimit. Në stadiumin “Olimpik”, ekipi i Sarrit nuk vodhi asgjë, bënë lojën e tyre, sigurisht Bayern ishte superior, iu afruan golit të avantazhit në disa momente, por Sane dhe pjesa tjetër e fazës ofensive nuk ishin në një mbrëmje të mirë.

Sarri i besoi Hysaj në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, me anësorin kuqezi që nuk zhgënjeu, zhvilloi ndeshjen e tij të zakonshme, por në minutën e 60-të doli i dëmtuar. Momenti më përcaktues i këtij takimi erdhi në minutën e 67-të ku Upamecano ndërhyrje rëndë nga Isaksen, duke shkaktuar penallti dhe duke lënë Bayern Munich me 10-të lojtarë. Nga pika e bardhë, Ciro Immobile u tregua i saktë duke kaluar Lazio-n në avantazh, gol që qëndroi në fuqi deri në fund. Suksesi i papritur i Lazio-s përballë Bayern ka sjellë festë në mediat italiane:

“Ciro shtrin Bayern, një natë e magjishme”, shkruan Corriere dello Sport. Shijon këtë fitore Sarri, por trajneri i Lazio-s është i vetëdijshëm se asgjë nuk ka përfunduar: “Fituam kundër një prej skuadrave më të forta në Evropë, por jemi disi të dëshpëruar pasi mund të shënonim akoma më shumë në fund. Më pëlqeu mënyra kompaktësia dhe shpirti i ekipit, por jemi të vetëdijshëm se në Mynih na pret ferri, u shpreh Sarri pas ndeshjes. Humbja kundër Lazio-s trondit edhe një herë stolin e Thomas Tuchel, i përfunduar nën akuzë këtë periudhë, por i pyetur në lidhje me këtë, tekniku gjerman theksoi se nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij.