MENU
klinika

"Eksplozivi i destinuar të përdorej për..."

Policia zbardh detajet e reja të operacionit “Sundimi i ligjit”

05.02.2024 - 12:53

Nëpërmjet një conference për mediat, Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj ka dhënë detaje të reja në lidhje me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme prej 40 kg lëndë eksplozive tritol C4 e cila vinte nga Kosova fqinje.

Ai ka bërë me dije se eksplozivi ishte i destinuar të përdorej nga grupet kriminale, ndërsa tha se u arrestuar edhe tre persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të gjithë të kombësisë kosovare.

“Armë dhe lëndë eksplozive në drejtim nga Kosova në Shqipëri.
Në urën e Gjoles u arrestuan tre persona, Rigon Maliqi, Lion Pira, Shkëlqim Halabaku banues në Gjilan Kosovë. U shpallën në kërkim edhe dy persona të tjerë me shtetësi kosovare.

203 kallëpe tritol me peshë 46 kilogram e destinuar të përdorej nga grupe të ndryshme kriminale. Sekuestrohen edhe 3 celularë dhe një automjet”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN