MENU
klinika

Shpallet në kërkim autori

Sherr mes disa personave, plagoset një 24-vjeçar!

16.02.2024 - 15:03

Një plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të spitalit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme (16 shkurt), ndërsa raportohet se i plagosur ka mbetur 24 vjeçari, Amatio Gjoka i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka indetifikuar autorin Anton Gjergji dhe është vënë në ndjekje të tij. Ngjarja mendohet se ka ndodhur nga një konflikt i çastit.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë teksa po hetojnë për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje.

Njoftimi i policise

Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon autorin dhe vijon kërkimet për kapjen e tij.

Rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Për disa orë të bllokuar tek “Shpella e Pëllumbasit”

Policia shpëtohen 5 turistë britanikë

Përfundon në tetor në të gjithë vendin

Dezinsektimi i mushkonjave nis nga Shkodra

Falsifikuan çeqe me vlerë 1 milionë dollarë

Arrestohen 2 italianë në Han të Hotit