MENU
klinika

Zbardhet arsyeja

Shkarkohet kreu i Kadastrës së Lezhës

21.02.2024 - 10:45

Drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj është pezulluar nga detyra.

Gentian Malotaj është nën hetim për shpërdorim detyre.

Krahas 11 punonjësve është pezulluar nga detyra edhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku.

Ata janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, dhe në kuadër të këtij hetimi prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.

Sipas prokurorisë dy zyrtaret e kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunes në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.

Vendimi i pezullimit është ankimuar në gjykatën e apelit Tiranë, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës me akuzën për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin ne shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhur në Shëngjin.

Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi, Diljana Prenga, janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Lezhës.

Punonjësit e Kadastrës ndihmuan në tjetërsimin e 234 mijë e 548 metër katrorë tokë shtetërore ranishte, për të cilën është dënuar me burg dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Ne lidhje me këtë çështje, sipas prokurorisë, gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për pronën, por kadastra nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lezhës.

Tre arsyet pse mazhoranca nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Opinioni i Komisionit të Venecias, gazetarja Lala: Reagimi i Bushkës, për të vënë duart në kokë

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë

GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”!

“Dyshojmë se ka gisht edhe vjehrra”

Misteri rreth vr*sjes së Alba Cenkos