MENU
klinika

Aplikimet deri më 5 Mars

Shpallet juria që do të vlerësojë krijimtarinë e letrarëve të rinj

16.02.2024 - 14:24

Shkrimtari Brajan Sukaj, gazetari Blendi Salaj dhe teologu Gjergj Meta do të gjykojnë veprat më të mira të Krijmtarisë Letrare për të rinj.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit kujton se ky fond vijon të jetë i hapur për të gjithë ata të rinj që duan të botojnë krijmtarinë e tyre.

Aplikimi për të përfituar nga ky fond ka nisur më 5 shkurt dhe përfundon më 5 mars 2024. Thirrja u drejtohet lëvruesve të poezisë dhe prozës nga mosha 18 deri 35 vjeç, por aplikimi duhet të kryhet nga një botues i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.

Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet drejtpërdrejt botuesit.

Deri më tani, 10 autorë të rinj janë mbështetur nga ky fond dhe sot ata gëzojnë një emër në skenën bashkëkohore të librit shqip.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët