MENU
klinika

“Fitoren e kam merituar vetëm unë”

Shqipe Hysenaj flet pas daljes nga “BBVK”: Kam qenë më e mira…

08.02.2024 - 13:27

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Shqipe Hysenaj së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ora e Pasdites”, ku ka folur më shumë rreth eksperiencës së saj në këtë reality show.

Ajo u shpreh se ka fituar më shumë se ka fituar më shumë se sa Lumbardhi, pasi ka fituar dashurinë dhe mbështetjen e fansave të saj të shumtë dhe ky është çmimi më i madh për të.

Shqipja tha se fitoren e “Big Brother VIP” e ka merituar vetëm ajo dhë asnjë konkurent tjetër, teksa shtoi se këtë çmim e ka fituar në mendjen e saj.

“Unë besoj se kam fituar më shumë se Lumbardhi, një dashuri të paparë nga njerëzit. Mua çmimi nuk më shërben sa më shërben dashuria e atyre personave që më kanë ndjekur, më kanë suportuar, mbështetur, forca që më kanë dhënë sepse e kam ndjerë që janë pas meje dhe që janë për mua. Fitorja nuk janë asgjë, pavarësisht që qëllimi ka qenë çmimi. Njerëzit më kanë thënë që ti ke fituar dhe për mua nëse ata ma thonë që kam fituar, unë kam fituar. E kam merituar vetëm unë dhe vetëm unë e kam fituar në mendjen time.”- u shpreh Shqipja.