Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që Shqipëria të pastrojë mbetjet e organizatës FETO.
Në konferencën e përbashkët për shtyp në Ankara me kreun e qeverisë shqiptare, Erdogan u shpreh se FETO, të cilën e ka shpallur organizatë terroriste, kërkon t’i hedhë hije marrëdhënieve Shqipëri-Turqi. Ndër të tjera, Erdogan deklaroi se lufta e Turqisë me FETO-n do të vazhdojë.
“Pjesë e agjendës tonë ishte edhe pastrimi i mbetjeve të organizatës terroriste që vazhdon aktivitete e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona. Ne nuk do të lejojmë që ajo t’i arrijë objektivat e saj dhe po ashtu shohim që autoritet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë’, theksoi presidenti i Turqisë.