MENU
klinika

Barometri i Turizmit i OKB

Shqipëria, vendi me performancën më të mirë në Europë

24.02.2024 - 13:35

Barometri i Turizmit i OKB-së e shpalli Shqipërinë si destinacionin më tërheqës të Europës për vitin 2023. Lajmin e ka njoftuar edhe kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale.

“Nga ato lajme që ta mbushin zemrën.

Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit ka publikuar se Shqipëria ishte destinacioni me performancën më të mirë në Europë për vitin 2023 përsa i takon rritjes së flukseve turistike.

Rezultat shumë domethënës i një përpjekjeje të gjithanshme, i cili shënon nivelin e ri ku është ngjitur Shqipëria në sytë e botës dhe po ashtu tregon drejtësinë e politikave tona zhvillimore në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030” shkruan kryeministri.

Viti 2023 ishte viti më i mirë historik i Shqipërisë për turizëm. Duke u bërë një magnet për të huajt sezoni turistik u zgjat dhe tej periudhës së pushimeve verore. Vitin e kaluar sipas shifrave zyrtare të raportuar numri i vizitorëve të huaj e kaloi shifrën 10 milionë, një shifër e pamendueshme më parë.

Shqipëria ofron një diversitet mundëishë për pushuesit dhe ja ka dalë të kombinijë më së miri natyrën e larmishme me kulinarinë dhe trashëgimininë e pasur kulturore.