MENU
klinika

Kishte vendosur kamera sigurie në çdo dhomë

Si 34-vjeçari izoloi në banesë dhe dhunoi gruan!

06.02.2024 - 11:51

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku 34-vjeçari Asqeri Mandri mbante të izoluar në banesë dhe dhunonte bashkëshorten.

Raportohet se ai kishte vendosur kamera sigurie në çdo dhomë për të monitoruar lëvizjet e të shoqes. Ka qenë kjo e fundit që ka denoncuar në polici 34-vjeçarin, i cili u vendos në pranga ditën e sotme (6 Shkurt).

Asqeri Mandri mësohet se sapo ishte kthyer nga Gjermania. Çifti ishin prindër të 4 fëmijëve dhe jetonin në zonën e Kodër-Institut.

“Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj”, raportoi policia.

Gjithashtu një tjetër rast i ngjashëm shokues u zbulua në zonën e Selitës më 26 Janar, ku 34-vjeçari Jetnor Zhabolli mbante mbyllur të monitoruar me kamera bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre të mitur prej 1 viti e gjysmë.