MENU
klinika

Biden “tërhiqe mos e këput” me Netanyahun

Si Izraeli po tenton t’i sfidojë të gjithë me sulmin në Rafah

12.02.2024 - 18:49

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se nuk duhet të nisë zbatimin e një operacioni ushtarak në Rafah pa një plan për të garantuar sigurinë e rreth 1 milion njerëzve të strehuar atje, tha Shtëpia e Bardhë.

Ata kanë pasur një telefonatë të gjatë mes tyre, duke konfirmuar se SHBA luan me dy porta. Edhe pse të gjithë janë kundër sulmit, SHBA nuk është kundër, por kërkon sigurimin e popullatës. Pra një lojë “tërhiq mos e këput”.

Shtëpia e Bardhë tha se biseda telefonike u përqendrua gjithashtu në përpjekjet e vazhdueshme për të bërë të mundur lirimin e pengjeve të marra nga grupi Hamas gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

Agjencitë e ndihmave thonë se një ndërhyrje në Rafah do të ishte katastrofike.

Nga ana tjetër Egjipti ka lëshuar një “refuzim të plotë” të synimit të Izraelit për të nisur një operacion ushtarak në Rafah.

Israel ramps up strikes on Rafah as US warns major offensive would be  'disaster' | The Times of Israel

Ministria e Jashtme egjiptiane tha se një sulm në qytetin jugor pranë kufirit të tij do të ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar me “pasoja të rënda”.

“Egjipti bëri thirrje për domosdoshmërinë e bashkimit të të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare dhe rajonale për të parandaluar shënjestrimin e qytetit palestinez Rafah,” tha ajo.

Sipas saj, Egjipti i konsideron planet pjesë të një “politikë të zhvendosjes së popullit palestinez dhe likuidimit të kauzës së tyre, në shkelje të qartë të dispozitave të së drejtës ndërkombëtare, ligjit ndërkombëtar humanitar dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”.

Dje pati kritika dhe nga Irlanda. Ministri i Jashtëm i Irlandës, Micheal Martin tha: “Është absolutisht e qartë se një operacion ushtarak në Rafah… do të sillte shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar”.

David Cameron, sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, shprehu “shqetësime të thella” për idenë, ndërsa Gjermania tha se ishte një “katastrofë në zhvillim”.

Ministri i Jashtëm holandez Bruins Slot e quajti atë “të pajustifikueshëm”, ndërsa Katari paralajmëroi për fatkeqësi dhe Arabia Saudite tha se operacioni do të kishte “pasoja shumë serioze”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Egjipti kërcënon të pezullojë traktatin e paqes

Netanyahu rikonfirmon ofensivën në Rafah

Blinken “doli huq” me presionin

Pse Netanyahu e refuzon armëpushimin?

Izraeli përgatitet të pushtojë Rafah

Egjipti nis tanket në kufi, Borrell: Alarmante!