MENU
klinika

Reshjet e dëborës në zonat e thella të veriut

Si paraqitet situata në akset rrugore

12.02.2024 - 13:15

Reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë mbrëmjes në zonat e thella të veriut.

Në akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka reshje shiu dhe në lartësitë mbi 900m ka reshje bore.

Borëpastrueset po punojnë për mbajtjen e rrugëve të hapura.

Njëkohësisht ka pasur edhe rënie gurësh e inertesh nga shpatet e maleve, por më pas janë pastruar.

Deri më tani rrugët janë të kriposura dhe të pastruara, për këtë arsye nuk ka probleme në qarkullim në asnjë prej akseve në veri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


ARRSH: Ja si paraqitet kalueshmëria në rrugë

VIDEO / Reshje dëbore në Bogë-Theth