MENU
klinika

Shenjat që shfaq

Si të kuptosh nëse fëmija yt po vuan nga ankthi dhe/ose stresi?

26.02.2024 - 19:55

Është e rëndësishme që secili nga ne të pranojë se ankthi dhe stresi janë pjesë e jetës dhe mund të përjetohen nga të gjithë të paktën një herë.

Edhe fëmijët e vegjël mund t’i përjetojnë këto ndjesi dhe për këtë nuk keni pse kërkoni fajtorë, por mund të tregoni kujdes dhe të kuptoni çfarë po ndodh me fëmijën që ta ndihmoni.

Si të dallosh nëse fëmija yt ka ankth apo thjesht shqetësime të moshës?

Çelësi është të kuptoni sa po preket jeta e tij nga ato që po ndodhin. Psikologët thonë se fëmija me shumë gjasa po përjeton ankth nëse po e shkëput veten nga aktivitetet normale që kryen, sidomos në ndërveprim me fëmijët e tjerë.

Sipas një studimi të realizuar nga CDC (Qendra për kontrollin e sëmundjeve dhe parandalimin e tyre) 9.4% e fëmijëve të studiuar nga mosha 3 deri në 17 vjeç u diagnostikuan me ankth prej vitit 2016-2019.

Psikologët theksojnë, se përkujdesja në fillime e fëmijëve që mund të shfaqin shenja ankthi do të sjellë një ndryshim drastik edhe në mënyrën sesi jeta e tyre do zhvillohet më vonë.

Shenjat fizike të ankthit mund të jenë: dhimbje koke, dhimbje barku, tension në muskuj dhe ndjesi lodhjeje.

Irritimi i vazhdueshëm, sjelljet shmangëse dhe ndryshime në ritmin e gjumit gjithashtu mund të jenë të lidhura me ankthin.

Si mund ta ndihmosh fëmijën?

Si fillim, psikologët theksojnë se prindi nuk duhet të tregohet i ashpër me veten në këtë situatë. Nuk është faji yt dhe nuk je një prind jo i mirë vetëm se fëmija mund të ketë ankth.

Për ta ndihmuar nisja nga biseda të sinqerta. Dëgjo me shumë kujdes, diskuto me fëmijën dhe bëje të kuptojë si të merret me ndjesitë dhe si t’i kontrollojë ato.

Është shumë e rëndësishme që fëmija të ndjejë se ka një hapësirë të ngrohtë dhe të dedikuar ku mund të shkojë pa frikë.

Nëse shikon se nuk po mundesh dot ta ndihmosh, mund të shkosh te një terapist për ndihmë.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?