MENU
klinika

Kërcënimet online

Sociologu Tushi: Rrjetet sociale si pistoleta, pse jam kundër mbylljes së TikTok!

16.02.2024 - 22:38

Shantazhet në rrjete sociale janë bërë shkak për rritjen e krimeve. Në një analizë më të gjerë bëri sociologu Gëzim Tushi, i cili tha se dhuna në rrjete sociale është problem kulturor, ndërsa dha dhe arsyet se përse zgjidhja nuk është mbyllja e Tik Tok.

“Kur diskutojmë për efektet dhe kundërefektet e rrjeteve sociale i mëshojmë anës teknologjike. Nuk mund të kthehemi pas për të ndalur atë që kemi arritur. Si çdo arritje dhe kjo ka anëne mirë t ëndruitur dhe të errët. Ne po përballemi me njëlloj përdorimi pervers të kësaj arritjeje të teknologjisë që po na sjell pasoja të mëdha. Kjo ka të bëjë me keqpërdorimin dhe shpërdorimin e kësaj arritjeje. Kur gjërat e filmuara përdoren për shantazh në shoqërinë shqiptare tani po i shtohet dhe dhuna digjitale. Jam i bindur se nuk i kemi vetëm ne si shqetësime.

Po vriten vetëm gratë, e ka fajin shoqëria. Përveç formave të tjera të dhunës edhe dhuna e krimi kibernetik po u shtohet vajzave tona. Duhet ngritur alarmi për një sulm shtesë mbi gratë dhe vajzat tona që po vihen përballë një presioni maskilist të shëmtuar duke përdorur dhe një armë tjetër si rrjetet sociale. Rrjetet sociale janë si pistoleta, pistoleta nuk të vret vetë, e merr pistoletën dhe bën krim. Unë jam kundër këtyre që thonë të mbyllen. Teknologjia. Fajin nuk e ka teknologjia por kultura e përdorimit të saj. Unë jam partizan i tezës dhe mjeteve kulturore, nuk kthehemi ne në mesjetë, nuk mund të heqim fishat. Në botën globale është e pafalshme të rrisësh internetin”.

Tre janë shtyllat ku duhet adresuar vëmendja sipas sociologut për të luftuar fenomenin.

“Si rezultat i shantazheve pjesa më e madhe e atyre që kanë bërë vetëvrasje nga shantazhet përgjithësisht janë femra. Jam dakord se niveli i policimit të këtij fenomeni të ri ka një prapambetje absolute të policimit të këtyre fenomeneve. Duhet riparë struktura. Së dyti ne e kishim parashikuar që shoqëria do bëhet liberale dhe individualiste. Skaji i individualitetin ishte pikërisht që njeriu do bënte këtë gjë, pra që mund të bënte dhe krime. Nuk e kisha menduar që individualizmi në shoqëri do mbërrinte deri këtu por mbërriti. Së treti. Kemi të bëjmë me transferim të ligjërimit publik. Nëse më parë e kemi marrë në mënyrë të administruar sot është bërë kapilar. Këto kanë bërë përmbysej në aspektin kulturor, shoqëror… Nuk mjafton të përzëmë gjarprin na kafshoi por duhet të shikojmë helmin që ka hyrë në trupin e shoqërisë sonë siç janë rrjetet sociale.”