MENU
klinika

"Fabul e ndërtuar shumë keq!"

SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, avokati: E turpshme

13.02.2024 - 18:16

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dha këtë të martë pretencën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

SPAK kërkoi një dënim me 2 vite e 6 muaj për Belerin, ndërkohë për Pandeli Kokaveshin u kërkua dënimi me 2 vite burgim, i cili mund të konvertohet me 4 vite shërbim prove.

Pa dhënies së pretencës, ka reaguar avokati i Belerit i cili e ka quajtur çështjen një fabul të ndërtuar shumë keq dhe se vendim është i paligjshëm. Sipas tij, akuzat ndaj Belerit janë të turpshme.

Nuk sollën asnjë provë përveç dëshmisë së, Arsen Ramës. Është një fabul e ndërtuar shumë keq. Edhe ata të 46-ës e ndërtonin më mirë fabulën. Është një akuzë e turpshme, vendim i pritshëm”, tha avokati.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Prej kohësh, kjo çështje është bërë temë kryesore diskutimi edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ka qenë Greqia ajo që ka kërcënuar vendin tonë e cila kërkon hyrjen në BE, teksa ka deklaruar se Shqipëria do të përballet me pasoja nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri vazhdon të pengohet të marrë detyrën.