MENU
klinika

Vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për…

“Tempulli 2”/ Shkon në 75 numri i personave të ndaluar

04.02.2024 - 12:14

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli 2”, duke e çuar në 75 numrin e personave të ndaluar.

Sipas policisë, ky person ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

Njoftimi:

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”.

Vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 75 numri i shtetasve të ndaluar.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar mbi informacionet e siguruara mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, menjëherë kanë vijuar kontrollet intensive për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve u kap dhe ndalua shtetasi F. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.