MENU
klinika

Nuk u lejuan në sallë

Tensione para Parlamentit, deputetët e përjashtuar përplasen me gardistët

05.02.2024 - 18:18

Kanë filluar tensionet në Parlament. Deputetët e opozitës janë përplasur me efektivët e Gardës, të cilët nuk lejojnë emrat e përjashtuar të futen në sallë.

Janë 19 deputetë të përjashtuar me 10 dhe 20 ditë dhe ushtarët e Gardës kanë bllokuar derën duke mos i lejuar të futën.

Por kjo ka sjellë tensione te dera e Parlamentit, ku deputetët janë përplasur me gardistë duke dashur të futen me forcë.

Tensione para Parlamentit, deputetët e përjashtuar përplasen me

“Zoti terrorist me kollare, hap rrugën”, dëgjohet të thotë deputeti Dashnor Sula.

Ndërkohë deputetja Albana Vokshi, e përjashtuar, i drejtohet Gardës duke i thënë që të hapë rrugën sepse nuk do të futet në sallë, por në Kryesi për mbledhje.

Opozita e kishte paralajmëruar një skenar të tillë. Teksa deputetët përplasen me gardistët, disa metra më poshtë janë mbledhur protestuesit e thirrur nga demokratët. PD organizoi një protestë kundër përjashtimi të 19 deputetëve. Që një ditë më parë u paralajmëruan tensione dhe përplasje dhe mesa duket do të jetë një pasdite e nxehtë në Kuvend.