MENU
klinika

“Ishte i traumatizuar nga humbja e nënës”

“The Guardian” shkruan për shqiptarin që vrau veten në kampin azil-kërkues

05.02.2024 - 20:15

Prestigjiozja britanike The Guardian i ka kushtuar një shkrim Leonard Farrukut, i cili i dha fund jetës javën e shkuar teksa mbahej në anijen hotel “Bibi Stochholm”.

Artikulli tregon jetën e mundimshme të shqiptarit që shpresonte se do të niste gjithçka nga e para në Angli.

Nëna i kishte vdekur kur ishte 17 vjeç dhe babai disa vjet më vonë.

“Humbja e nënës dhe më pas e babait më ka traumatizuar, nuk e dija ku isha apo çfarë po ndodhte. Tani kam këtu duke kërkuar azil, jetoj në një hotel. Zoti na mbroftë”, shkruante ai.

27 vjeçari besohet se ka vrarë veten në tualetin e barkës. Disa ditë me radhë ai ishte parë në gjendje të trazuar.

"The Guardian" shkruan për shqiptarin që vrau veten në

Miqtë e familjarët ende pyesin se çfarë e shtyu Farrukun të kryente një akt të tillë, teksa askush nuk mendonte se muzikanti ambicioz i fizarmonikës me një të ardhme premtuese në dukje, do të vriste veten.

“Na merr malli shumë për Leonardin, do të jemi gjithmonë të trishtuar për mënyrën si i dha fund jetës”, thotë motra e tij, Jola Dushku, 33 vjeçare që jeton në Lombardi të Italisë.

Rrjeti britanik Guardian foli me të afërm e miq të të ndjerit si dhe me mësues të tij në Shqipëri, për të kuptuar më shumë mbi të kaluarën e Farrukut dhe shkaqet që e çuan te vdekja.

Ata e përshkruanin si një djalë punëtor që ëndërronte të bëhej muzikant.

Farruku kishte humbur dhe babanë kur ishte i vogël.

Xhaxhai 57-vjeçar i Leonardit thotë se nuk dinte që ai të kishte probleme të shëndetit mendor.

“Vdekja e tij na ka goditur rëndë, pjesa më e vështirë është të mos dimë çfarë i ka ndodhur. Si mund të mbetej i harruar për 12 orë në një impiant shtetëror?”, thotë xhaxhai i tij.

I lindur në 29 janar 1996, Farruku u rrit në Vorë në periferi të Tiranës, me nënën Shkëndije, dhe babain Petrit muzikant i njohur klarinete në zonë. Ai ka dy motra më të mëdha, Marsida e Jola, që jetojnë në Itali.

Familja besohet se hasi vështirësi ekonomike kur u vendosën në Tiranë në 2009.

Ai konkurroi me sukses për shkollën e arteve Jordan Misja, ku studioi nga viti 2011 deri në 2015. Mësuesit e përshkruajnë si një nxënës të sjellshëm dhe i shkëlqyer në veglën e fizarmonikës.

"The Guardian" shkruan për shqiptarin që vrau veten në

Edhe ish-shokët e tij, Ervin Telo e Ariel Koka, të dy 28 vjeç, kujtojnë problemet e Farrukut.

“Pas vdekjes së nënës nuk kishte më motivim, ishte goditje e rëndë për të”, tregojnë ata.

Ata thonë se vitet e fundit e kishin takuar në Tiranë teksa ishte në telashe financiare dhe ëndërronte të shkonte jashtë vendit.

Pas vdekjes së babait Nardi kishte qenë disa kohë te motrat në Itali ku ishte përpjekur të gjente punë por nuk kishte arritur. Më pas vendosi të shkonte në Angli ku gjendeshin dy kushërinj të tij.

Nuk dihen arsyet e kërkesës së azilit për të cilën Farruku ka aplikuar, e cila besohet se po merrej në konsideratë nga ministria e brendshme britanike në kohën e vdekjes.

Familjarët e Farrukut tashmë duhet të presin për hetimet mbi vdekjen e tij me shpresën e marrjes së përgjigjeve për të ndjerin.