MENU
klinika

Plani i ri

TikTok-erat do të paguhen nga Britania për të paralajmëruar emigrantët të mos kalojnë kanalin me varka

14.02.2024 - 21:14

Qeveria britanike ka menduar një tjetër plan për parandalimin e kalimit të varkave me emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar. Home Office do të fillojë të paguajë personat me influencë në TikTok për të paralajmëruar emigrantët që të mos kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla.

Ndërsa skemat kanë qenë tashmë në fuqi në Francë dhe Belgjikë prej disa vitesh, Sekretari i Brendshëm, James Cleverly, ka urdhëruar një zgjerim në më shumë vende. Kjo do të përfshijë Shqipërinë, Irakun, Egjiptin dhe Vietnamin, me plane për t’i futur ato në Turqi dhe Indi, shkruajnë mediat e huaja.Në Shqipëri, një reper, dy humoristë, blogerë të stilit të jetesës, personazhe televizive dhe një shkrimtar udhëtimesh janë të gjithë në listën e kandidatëve që mund të paralajmërojnë emigrantët që të mos bëjnë udhëtimin e rrezikshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Ata thuhet se u zgjodhën për aftësinë e tyre për të tërhequr të rinjtë, grupi më i madh i emigrantëve që kalojnë kanalin. Sipas draft dokumenteve, influencuesit mund të merrnin deri në 5,000 £, me një buxhet të përgjithshëm prej 30,000 £ për influencuesit shqiptarë.

Ndërkohë, ka një buxhet prej 15,000 £ për të paguar influencuesit në Vietnam dhe Egjipt. Në përgjithësi, ka një buxhet prej 576,5000 £ që mbulon pesë vendet.

“Kontrabandistët e njerëzve përdorin shpesh mediat sociale për të shpërndarë gënjeshtra dhe për të promovuar aktivitetet e tyre kriminale, dhe është jetike që ne të përdorim të njëjtat platforma për të informuar migrantët për të vërtetat rreth kalimit të Kanalit dhe ardhjes ilegalisht në MB. Veprimi iqë kemi ndërmarrë ka reduktuar kalimet me 36% vitin e kaluar. Ne nuk kërkojmë falje për përdorimin e çdo mjeti të nevojshëm për të ndaluar anijet dhe për të shpëtuar jetë.”, tha një zëdhënës i Zyrës së Brendshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘The Sun’: Shqiptarët kanë lënë gomonet

Skema, mënyra e re për të hyrë ilegalisht në Angli

Zyrtarja i kërkon qeverisë të ndërhyjë për sigurinë e tyre

Qindra fëmijë zhduken nga strehimi i azilkërkuesve në Angli, mes tyre edhe shqiptarë