MENU
klinika

SHBA i shtrëngon “lakun” Izraelit

Tre opsionet e mbetura, çfarë ka planifikuar Netanyahu?

27.02.2024 - 09:00

Qëllimi përfundimtar i së djathtës ekstreme izraelite është të “pastrojë” Bregun Perëndimor nga palestinezët, të largojë besimtarët myslimanë nga Mali i Tempullit dhe të aneksojë territoret me Shtetin e Izraelit. Të paktën kështu beson ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert, i cili paraqet pikëpamjen e tij për situatën në Lindjen e Mesme për “Haaretz”.Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe Ministri i Financave Bezalel Smotrich po ushqejnë frikën dhe intolerancën midis komuniteteve fetare në rajon me deklarata nxitëse. Që kur e djathta radikale hyri në koalicionin qeverisës, të dy kanë bërë thirrje vazhdimisht për kthimin e kolonëve hebrenj në Gaza dhe për “inkurajimin” e popullsisë palestineze për të emigruar. Megjithatë, Olmert beson se qëllimi përfundimtar i ultra të djathtëve nuk është pushtimi i Rripit të Gazës dhe vendosja e kolonëve hebrenj, por një luftë e gjithanshme për Bregun Perëndimor dhe Malin e Tempullit. Një konflikt i tillë i dhunshëm duhet të krijojë përshtypjen tek popullata izraelite se ata po luftojnë për jetën dhe ekzistencën e tyre dhe të justifikojnë “veprimet e patolerueshme” të së djathtës ekstreme.

Netanyahu jashtë loje

“Kjo bandë ishte e suksesshme në fazën e parë përpara trazirave dhe luftës gjithëpërfshirëse që me sa duket shpresojnë se do të shpërthejë këtu. Ata kanë marrë kontrollin e qeverisë së Izraelit dhe njeriun që e bënë shërbëtorin e tyre në krye të saj. Perspektiva e shpërbërjes së qeverisë dhe e përjashtimit të kryeministrit nga drejtimi i punëve shtetërore nuk është krejtësisht e paimagjinueshme. Është një proces që po zhvillohet tani, hap pas hapi”, paralajmëron Olmert. Sapo të shpërthejë vala e terrorit, “halucinatorët mesianë” do të përpiqen të shpjegojnë se forca është e nevojshme për të parandaluar terrorin, dhe kështu do të ketë një luftë të gjithanshme në Jerusalem, Bregun Perëndimor dhe kufirin verior me Libanin. Ish-kryeministri i Izraelit dhe ish-kryebashkiaku i Jeruzalemit parashikon se aksioni ushtarak do të zgjerohet në Rafah, një lëvizje që do të kërcënojë seriozisht marrëveshjen e paqes midis Izraelit dhe Egjiptit. Olmert thekson dhe shton se Ben Gvir dhe Smotrich gjithashtu do të përpiqen të argumentojnë se Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër veçse të shkatërrojë të gjithë armiqtë. Në fund, sipas Olmert, Netanyahu është gati të heqë dorë nga pengjet, të minojë marrëveshjet e paqes dhe të rrezikojë marrëdhëniet me aleatin më të fortë, SHBA.

3 opsionet

Joe Biden duket se ka gjithnjë e më pak durim ndaj po i bën presion Izraelit që të pajtohet me një armëpushim të përkohshëm dhe shkëmbim të të burgosurve përpara fillimit të Ramazanit më 10 mars.Siç thekson analisti ushtarak izraelit Amos Harel, Netanyahu tani ka të paktën tre opsione në tryezë. E para është të arrihet një marrëveshje për lirimin e pengjeve në të ardhmen e afërt, me shpresën se Hamasi do të pranojë të zbusë kërkesat ekstreme që propozoi fillimisht. Hamasi kërkoi një armëpushim të plotë dhe tërheqjen e forcave izraelite nga territoret palestineze. Në një skenar tjetër, Izraeli mund të vazhdojë të luftojë pas Ramazanit. Në mënyrë të veçantë, forcat izraelite mund të pushtonin Rafahun, pas së cilës Izraeli do të kthehej në tryezën e bisedimeve dhe ndoshta edhe do të diskutonte “Doktrinën Biden”, strategjinë e politikës së jashtme të Amerikës për krijimin e një rendi të ri rajonal. Megjithatë, duhet paralajmëruar se ofensiva në Rafah do të rezultonte në masakrën e popullatës civile. Sipas skenarit të tretë, gjërat do të vazhdojnë siç kanë qenë – Netanyahu do të vazhdojë të provokojë administratën Biden, do të vazhdojë të premtojë “fitore totale” dhe do të shmangë arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve. Megjithatë, burime qeveritare i thanë Haaretz se ekziston ende mundësia që Netanyahu përfundimisht të vendosë t’i befasojë të gjithë dhe “të lëvizë majtas”. Arabia Saudite ende beson në mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin, dhe Uashingtoni shpreson që Netanyahu nuk ka hequr dorë plotësisht nga kjo ëndërr.

Vetëm në dy javë, si rebelët morën kontrollin e Sirisë!

Çfarë pritet të ndodhë pas rrëzimit të Assad

Pazaret Putin-Trump, ja çfarë luhet në prapaskenë

Rënia e Assadit, një teori e re po qarkullon në Kremlin

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin