MENU
klinika

Analiza

Trump pa imunitet, cili do të jetë tani fati i tij?

07.02.2024 - 19:18

Pyetjet e tre gjyqtarëve në Apel nxorën në pah dyshime të thella për vlefshmërinë e argumenteve të ish-presidentit…

Donald Trump nuk ka imunitet penal ndaj hetimeve mbi tentativat e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në vitin 2020, që kulmoi me sulmin ndaj Kapitolit.

Në këtë konkluzion kanë arritur tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit të Uashingtonit. Kjo do të thotë se për Gjykatën, gjyqi federal në Uashington duhet të vijojë, pasi Trump nuk mund të ketë imunitet. Ish-presidenti pretendonte se kishte imunitet ndaj hetimeve, por gjykata shprehet se  ‘jo’.

Gjyqtarët Karen Henderson (e emëruar nga George HW Bush), Florence Pan dhe Michelle Childs (të emëruar nga Biden) kishin dëgjuar me skepticizëm, janarin e kaluar, apelin e paraqitur nga avokatët e Trump, të cilët pretendonin imunitet penal për ish-presidenti.  Ata njoftuan se, pavarësisht privilegjeve që gëzonte si president, Trump sot i nënshtrohet Kodit Penal si çdo amerikan tjetër. “Në këtë rast, ish-presidenti Trump është qytetari Trump. Çdo imunitet presidencial që mund ta ketë mbrojtur gjatë kohës që ishte në detyrë nuk e mbron më atë”, tha gjykata.

Explainer: Donald Trump's immunity claim rejected. What comes next? |  Reuters

Trump kishte apeluar në Gjykatën e Apelit vendimin e gjyqtares Tanya Chutkan, e cila gjithashtu e kishte refuzuar imunitetin, duke shpjeguar se ish-banorët e Shtëpisë së Bardhë nuk kishin “të drejtat hyjnore të mbretërve për t’iu shmangur përgjegjësive penale që zbatohen për bashkëqytetarët e tyre”.

Pyetjet e tre gjyqtarëve në Apel nxorën në pah dyshime të thella për vlefshmërinë e argumenteve të ish-presidentit. Gjykatësi Pan paraqiti një situatë hipotetike, duke pyetur nëse një president mund të fajësohej apo jo nëse ai urdhëronte Navy SEAL-s të vrisnin një rival politik. Avokati i Trump ka argumentuar se ai nuk mund të paditet as në këtë rast, përveç nëse ai fillimisht akuzohet dhe dënohet nga Senati.

Trump u “amnistua” nga Senati në këtë çështje dhe për këtë arsye avokati kundërshtoi legjitimitetin e një procedimi penal. Trump tha se lejimi i çështjes së Jack Smith – prokurorit special të Departamentit të Drejtësisë – të vazhdojë do të ishte si “hapja e një kutie të Pandorës, diçka nga e cila kombi nuk do të shërohej kurrë”, sepse do të çonte në një cikël hakmarrjeje në të cilin çdo president mund të gjykojë paraardhësin e tij.

4 takeaways from Trump's loss in his immunity case - The Washington Post

Vendimi është i rëndësishëm për jurisprudencën amerikane, sepse ai trajtoi një pyetje për të cilën një Gjykatë Apeli nuk kishte shprehur kurrë mendimin e saj më parë: a mund të shmangë një ish-president të gjykohet nga gjyqësori për diçka që ka bërë gjatë kohës që ishte në detyrë?

Tani shtrohet pyetja nëse gjyqi i cili duhej të fillonte më 4 mars dhe që është shtyrë në pritje të zgjidhjes së çështjes së imunitetit mund të bëhet realisht përpara votimit të nëntorit. Fitimi i imunitetit është vetëm një nga qëllimet e Trump. Tjetra është që të ngadalësohen mjaftueshëm të gjitha proceset. Nëse ai fiton zgjedhjet dhe kthehet në Shtëpinë e Bardhë, ai do të jetë në gjendje të përpiqet të rrëzojë akuzat kundër tij ose të marrë falje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza nga Mustafa Nano: “Pakorruptueshmëria” e Albin Kurtit

Pse nuk ka njerëz me pushtet që nuk korruptohen?